Një kullë e re luksoze e quajtur Eywa do të ndërtohet në Dubai deri në vitin 2026, duke iu bashkuar ndërtesave të tjera mbresëlënëse.
Dubai ka një prirje për luks, dhe ndërtesat dhe hotelet e tij gjithmonë përmbushin pritshmëritë. Tani një tjetër ndërtesë e jashtëzakonshme është gati t’i bashkohet atij luksi të lartë, e cila është emërtuar dhe frymëzuar nga “Pema e Jetës” e filmit “Avatar”.

Eywa do të bëhet një kullë e re në Dubai me 48 apartamente që do të kushtojnë rreth 2.8 milionë dollarë secila. Të gjitha apartamentet do të kenë pamje buzë detit, si dhe ujëvara private dhe dekorime të pemëve të bananeve.
Të interesuarit mund të zgjedhin midis apartamenteve me 2, 3, 4 ose 5 dhoma gjumi. Në katin e fundit do të ketë dy penthouse luksoze.
Apartamentet do të kenë ujëvara private, pishina private, kinema të brendshme dhe të jashtme, një spa të klasit botëror dhe restorante private me pesë yje.
Ndërtimi i kullës do të përfundojë deri në vitin 2026./Katror.info