katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    KQZ de-certifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale
    1 hour ago
    Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm
    3 hours ago
    Oda Amerikane diskuton tarifat 0% për mallrat amerikane
    5 hours ago
    Si është situata me zjarret në Kosovë?
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje
    4 hours ago
    Hapet sot pika grumbulluese për pemët e imëta në Gjilan
    5 hours ago
    Forcohet bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe GIZ-it
    5 hours ago
    Muzeu “Çast”: Një hap më shumë drejt luftimit të stigmës dhe luftës për drejtësi
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Robert De Niro zbulon aktorët dhe filmat e tij të preferuar
    3 hours ago
    Festivali i Këngës i RTK-së mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    5 hours ago
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    1 day ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    6 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    1 week ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    4 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    5 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lumi i Shalës, mrekulli për vizitorët e huaj
    24 minutes ago
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    1 day ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Braktisi Londrën dhe Parisin; shkrimtarja britanike gjen paqen në Tiranë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Braktisi Londrën dhe Parisin; shkrimtarja britanike gjen paqen në Tiranë

Last updated: 27/11/2022 6:20 PM
174 Shikime
Shpërndaje
Photo: Visit Tirana

Një nga mediat më të njohura britanike për historitë njerëzore, I ka kushtuar një artikull të veçantë Tiranës. Gal-dem.com ka treguar historinë e një shkrimtareje britanike e cili braktisi Parisin dhe Londrën ku kishte jetuar më parë duke u zhvendosur në Tiranë për të jetuar. Sonia Bensoltane tregon se ndihet më afër me natyrën në trotuaret me pemë të Tiranës.

Sonia Bensoltane

Përpara se të vizitoja Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, unë kam jetuar në Londër dhe Paris; ku ndjeva që shpirti i këtyre qyteteve ishte acarues, i zhurmshëm dhe i ngutshëm. Ngutja dhe nxitimi që unë shijoja dikur në kryeqytetet britanike dhe franceze, kishte filluar të ndihej si barrë mbi shpatullat e mia dhe ishte bërë mëse e qartë që kisha nevojë të gjeja pak qetësi.

Mundesh me e lexu edhe…

E kisha vizituar Shqipërinë me miqtë për pushime, përpara pandemisë. Nuk dinim shumë për kulturën shqiptare, por kuriozitet na shtyu drejt këtij vendi të vogël ballkanik, i cili kufizohet me Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Sonia Bensoltane, ilustrimi digjital nga Serina Kitazono

Kur eca për herë të parë në rrugët e qeta të kryeqytetit, Tiranës, pata ndjesinë që koha kishte ngadalësuar dhe u mbusha me një ndjenjë paqeje. Me shëtitjet e rastësishme të njerëzve, apo pushimin në kafenetë – veranda e shumta, ambienti i paqtë më ftoi edhe mua të ngadalësoja. Pak herë isha ndjerë kështu në Paris apo në Londër, sepse në qytetet e mëdha na mungon koha. Ne nxitojmë! Ndërkohë në Tiranë, ende njerëzit nuk duket se shqetësohen shumë për kohën.

Kureshtare nga kjo mënyrë e ngadaltë jetese, ajo u ngulit në mua. Pasi kufizimet e udhëtimeve u hoqën, unë vendosa të zhvendosem në Tiranë me një mik të afërt. Nuk e kisha imagjinuar kurrë sesa shumë do ta ndryshonte mendësinë time për jetën. E ndërsa jetoja atje, unë gjithashtu përftova mënyrën sesi koha mund të kishte një shtrirje më të gjerë, të cilën mund ta provoje dhe shijoje.

Foto: PAzari i ri Tiranë/Tripadvisor

Vendi që kishim marrë me qira ishte në zonën e “Pazarit i Ri”, që është i famshëm për merkaton – që quhet “Pazari i Ri”. Pazari i vjetër, që ishte merkata origjinale, u shemb në vitin 1959. Për një kohë të gajtë, “Pazari i Ri” ishte vendi i vetëm ku tregtohej peshk i freskët, mish dhe perime. Sot, një çati moderne e qelqtë mbron tezgat, dhe një numër kafenesh dhe restorantesh gjenden në ndërtesa piktoreske të rozta dhe të verdha që rrethojnë merkatën. Në mëngjes, aroma e kafes së freskët noton në ajër së bashku me aromën e ullinjve me lëng, ndërsa afër pasdites, fillon të ndjesh aromën e qofteve tradicionale nga restorantet, ndërsa Ezani (thirrja islame për lutjen) kumbon përreth lagjes.

Foto: PAzari i Ri Tirane/Tripadvisor

Me këtë merkatë kaq pranë, ishte e lehtë të blije produkte lokale me vetëdije. Freskia e produkteve, më futi në një rutinë të re të të bërit pazar. Fillova t’i dedikoja më shumë kohë gatimit, ndërsa zgjedhja e ingredientëve në merkatë më inkurajonte të gatuaja shëndetshëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga vendndodhja e apartamentit tim në qendër të Tiranës, gjithçka ishte në një distancë ecjeje. Ndalova së përdoruri transportin publik, gjë që më largoi stresin, nxitimin dhe parehatinë e të qenit në autobusë dhe trena të tejmbushur.

Ndërsa ecja, fillova t’u kushtoja më shumë rëndësi gjërave që më rrethonin. Shija njerëzit dhe botën rreth meje, në vend që të merresha me telefonin. Vura re disa biznese të reja dhe art rruge që nuk i kisha vënë re më parë. U ndjeva më e afërt me natyrën në trotuaret me pemë të Tiranës. Gjëja e parë në mëngjes ishte ushtrimi i trupit; ecja u bë njëfarë meditimi, pasi më ndihmonte të qartësoja mendimet përpara se të nisja ditën. Horizonti natyral i qytetit gjithashtu ndihmoi sensin tim të qetësisë; ndryshe nga qiellgërvishtësit apo ndërtesat e larta, Tirana shtrihet nën malin e Dajtit, i cili kthehet në një nuancë të purpurt kur ulet dielli.

Qyteti dhe qetësia e tij e ngadaltë, patën gjithashtu efekt në jetën time sociale, duke më mësuar sesi të ndërtoja marrëdhënie më të forta. Në Shqipëri, tipikisht i jepet më shumë kohë shoqërisë dhe aktiviteteve sociale.

Kur fillova të shoqërohesha me miqtë e mi shqiptarë, ne do të takoheshim nëpër kafene, do porositnim espreso dhe do qëndronim aty me orë të tëra, duke humbur kështu gjurmët e kohës. Kafeja, nuk është thjesht një dozë kafeine për shqiptarët; është një mënyrë jetese. Me një filxhan të mirë kafeje njerëzit lidhen, mbyllin marrëveshje biznesi, ose thjesht shijojnë momentin. Shqiptarët nuk e kanë me nxitim kur të ftojnë për një kafe. Kjo nuk ndodh për shkak se ata nuk kanë asgjë për të bërë, por përkundrazi ndodh sepse ata i i vlerësojnë marrëdhëniet e tyre. Prandaj ata e kanë prioritet të gjejnë kohë për miqtë e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Eventet sociale shijohen më së shumti të Dielave; dita sinonim i familjes, ushqimit dhe kohës cilësore në Shqipëri. Kujtimet më të bukura për mua ishin të Dielat e kaluara në qytetin e vogël të Divjakës, ku miqtë e mi shqiptarë shkonin për të vizituar familjet e tyre, e ku më ftuan edhe mua të shkoj. Ideja ishte të njihnim anëtarët e familjes ndërsa shijonim ushqimin e shijshëm, tregonim histori dhe të dëgjonim disa këngë të vjetra shqiptare si “Do digjesh si zjarr” nga Anila Mimani, ose duke u përpjekur të përsërisnim hapat e valles shqiptare në “Pogonishte”-en e Genës.

Laguna e Divjakes/ Foto: Sonia Bensoltane

Divjaka është një vend i pabesueshëm që i jep kuptim qetësisë, familjes dhe komunitetit. Ka një park kombëtar në këtë qytet, ku familjet mblidhen gjatë fundjavës dhe organizojnë barbeky në vendet e dedikuara për grill në park. Gjithashtu shijuam edhe rezervuarin natyral të ujit në qytet; një herë morëm peshk të freskët të sapo kapur nga një peshkatar vendas dhe e shijuam këtë ushqim të shijshëm vendas pas një udhëtimi me varkë në lagunë. Një aktivitet tjetër është çiklizmi përmes parkut; mund të merren biçikleta me qira në hyrje të tij.

Tani që këtij udhëtimi i erdhi fundi, mund të them që kultura shqiptare më rilidhi me natyrën, sensin e komunitetit dhe të drejtën për të ngadalësuar. Të ndjerit më afër këtyre gjërave të thjeshta, më bëri të rivlerësoj atë çfarë ishte më e rëndësishme për mua në këtë fazë të jetës. Pas kohës së kaluar në Shqipëri, e dija me siguri që nuk doja të jetoja më gjatë në qytetet e mëdha dhe nisa të kërkoj për një vend të ri që ta quaj shtëpi, e që ndan të njëjtat veti me mënyrën e qetë të jetesës së Tiranës. Kështu që përfundova e zhvendosur në një qytet të qetë të Meksikës, me këto prioritete të reja në mendje.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A do të ketë iPhone 18 një buton më pak?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Si ndikon vitamina D në sistemin imunitar?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Fenomen i rrallë në qiell, ‘Hëna e zezë’ do të shfaqet këtë fundjavë
TAGGED:Lajme te miraShqiperiaSonia BensoltaneTiranaTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Vaksina universale e gripit që mund të parandalojë pandeminë e ardhshme!
Artikulli i ardhshëm Hapet foto-ekspozita ‘Kosova me 100 kalorës, Prishtinë-Vlorë’
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje

9 Shikime
Lajme të mira

Hapet sot pika grumbulluese për pemët e imëta në Gjilan

7 Shikime
Lajme të mira

Forcohet bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe GIZ-it

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?