Nëse je n’kërkim t’recetave t’shëndetshme, dije që je hy n’artikullin e duhur, veçanarisht nëse je n’kërkim t’ndonji ideje për diçka t’ambël e që i ngjanë desertit.
Chia Pudding asht nji prej desertëve t’famshëm mbarëbotëror falë trendeve moderne t’ushqimeve t’shëndetshme. Përveç që i mbushun me përbërës ushqyes e t’shijshëm, ky puding asht tejet i lehtë me u përgatitë edhe shumë lehtë i adaptueshëm edhe me fruta t’tjera e përbërës t’tjerë, varësisht prej preferencave e mundësive. Plus, nuk do shumë punë.
PËRBËRËSIT:
2 gota qumësht
1 gotë fara çia (chia seeds)
4 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle ekstrakt vanille
150 gr fruta mali (dredhëza, boronica, manaferra)
HAPI 1:

N’nji enë t’thellë shto qumështin, ekstraktin e vanillës dhe mjaltën e përzije masën mirë.
HAPI 2:

Shto farat çia dhe përzije masën mirë.
HAPI 3:

Vendose masën n’gota t’xhamit e leji farat çia me u forcu, derisa masa t’trashet e t’forcohet pak.
HAPI 4:

Laji e thaji mirë frutat e malit. N’rast se ke dredhëza, përgjysmoji e servoji n’gotat e mbushuna me puding çia.
REZULTATI:

Nëse ke përgatitë ma shumë e t’ka tepru puding, lirisht ruje sasinë n’gota hermetike t’xhamit n’frigorifer, ose edhe n’tegëll xhami e haji t’nesërmen.
Chia pudding-un mundesh me marrë edhe me vehte n’punë, ose me ua paketu fëmijëve për me i marrë me vehte n’shkollë – normalisht, kurdo që ata ta nisin mësimin.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/