Nëse veç je ka i shqyrton opsionet se çka me përgatitë për drekë a darkë, ne e kemi nji super-recetë për ty edhe jemi t’bindun që po e provove, ke me e përgatitë ma shpesh se sa që mundet me ta marrë mendja. E ti që je vegjetarian/e ke dyfish ma shumë arsye me provu gjellën me lakna dhe perime, sepse asht vegjetariane plotësisht.
Ideale për drekë a darkë, gjella me lakna dhe perime asht e pasun me shije e vlera ushqyese t’bollshme. Përzierja e laknave, perimeve e erëzave t’cilat zihen bashk arrijnë me e kriju nji pjatë e cila n’secilën lugë sjellë kënaqësi t’veçantë. E nëse don me ta fshi edhe tjerët pjatën deri n’fund, mjafton me i ndjekë 5 hapat e maposhtëm.
PËRBËRËSIT:
1 qepë (e grirë)
4 thelpinj hudhra (t’grira)
4 karota (t’prera)
4 trupa selino (t’prera)
1 spec i gjelbër (i prerë)
80 gr bizele t’gjelbra (t’prera)
1 lugë gjelle vaj ullini
150 gr domate t’konservume (t’prera)
100 gr sos domatesh
400 gr pasul i konservum
1/4 tufë magdanoz (i grirë)
1/2 lugë gjelle biber i kuq
1 lugë gjelle oregano
1/2 lugë trumzë t’thatë
1/2 lakër e bardhë (e prerë n’copa)
6 gota supë perimesh (6 gota ujë + 2 kubëza vegjetariane)
1 lugë e mesme kripë
HAPI 1:
N’tenxhere t’nxehtë shto vajin e ullinit e pastaj qepën dhe hudhrat e grira e kavërdisi ato për 5 minuta.
HAPI 2:
Shto karrotat, specin dhe selinot e prera dhe kavërdisi edhe këto për 5 minuta t’tjerë.
HAPI 3:
Shto domatet e konservume, sosin e domateve, erëzat dhe bizelet bashk me magdanozin dhe përzije masën mirë.
HAPI 4:
Shto laknat e prera dhe supën e përgatitun me kubëza vegjetariane.
HAPI 5:
Përzije masën mirë dhe ziji laknat me perime për 35-40 minuta e pastaj servo.
REZULTATI:
Servoje gjellën me bukë a pitalka t’nxehta, apo edhe me bukë bajate t’rreshkun n’furrë. Shijoje këtë pjatë plot vitamina qoftë për drekë, qoftë për darkë.
Ne poashtu ta rekomandojmë me e provu edhe çorbën me perime, çorbën kremoze me pasul dhe pulë, ose çorbën me thjerrëza dhe kërpudha. Besa edhe pilafin me domate ja vlenë me e provu.
Edhepse jo çorbë, por pjatë interesante me u përgatitë gjatë darkës – patatet e mbushura me kashkavall janë patatet që ne t’i rekomandojmë me i përgatitë t’u i ndjekë veç 2 hapa tanësisht t’lehtë e t’thjeshtë – mjafton me kliku n’fjalët që i kemi hijezu për ty. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria