Lojtarja e tenisit, Coco Gauff, shënoi fitore të martën, kundër ukrainases Marta Kostyuk, duke e kualifikuar kështu veten në gjysmëfinalen e ‘Australian Open’ për këtë vit.
Ylli amerikan tani ka fituar 12 ndeshje radhazi Grand Slam pas fitores së saj në ‘US Open’ vitin e kaluar. Kjo ishte padyshim prova e saj më e madhe e turneut deri më tani dhe hera e parë që ajo ka pasur një set në Melburn, raporton CNN.
Duke e gjetur veten në 1-5 në setin e parë, Gauff u përball me pikat e seteve në 5-2 dhe më pas përsëri në 6-5 duke e thyer barazimin, por një seri gabimesh të padetyruara nga Kostyuk i dhanë amerikanes 19-vjeçare (Gauff) avantazh.
Me temperaturat që i kalonin 30 gradë Celsius në Melburn të Australisë, si Gauff ashtu edhe Kostyuk iu desh të luftonin me kushte të vështira gjatë ndeshjes tre-orëshe dhe tetë minutëshe./Katror.info