Nëse veç je ka i shqyrton opsionet se çka me përgatitë për drekë a darkë, ne e kemi nji super-recetë për ty edhe jemi t’bindun që po e provove, ke me e përgatitë ma shpesh se sa që mundet me ta marrë mendja. E ti që je vegan/e a vegjetarian/e ke dyfish ma shumë arsye me provu çorbën me kungulleshë dhe patate, sepse asht vegane plotësisht.
Ideale për drekë a darkë, çorba me kungulleshë dhe patate asht ndryshe prej recetës klasike me patate, megjithatë asht edhe dukshëm ma e pasun me shije e vlera ushqyese. Përzierja e kungulleshave, perimeve, domateve t’konservume, patateve e erëzave t’cilat zihen bashk arrijnë me e kriju nji pjatë e cila n’secilën lugë sjellë kënaqësi t’veçantë. E nëse don me ta fshi edhe tjerët pjatën deri n’fund, mjafton me i ndjekë hapat e maposhtëm.
PËRBËRËSIT:
1 qepë (e grirë imët)
4 thelpinj hudhra (t’grira imët)
2 karota (t’prera n’rriska)
4 patate (t’prera n’kubëza)
4 kungullesha (t’prera n’kubëza)
3 lugë gjelle vaj ullini
200 gr domate t’konservume
1/4 tufë magdanoz (i grirë)
1 lugë gjelle oregano
1 e 1/2 gotë ujë
1 lugë e mesme kripë
HAPI 1:
N’tenxhere t’nxehtë shto vajin e ullinit, qepën dhe hudhrat. Kavërdisi atopër 5 minuta e mandej shto edhe perimet tjera. Për 5 minuta t’tjera fërgoji ato dhe përziji vazhdimisht deri sa t’zbuten pak.
HAPI 2:
Shtoji domatet e komservume bashk me sosin e tyre dhe përzije masën mirë për 5 minuta, deri sa t’fillojnë copat e domateve me u shprishë.
HAPI 3:
Shtoja perimeve ujin, përzije masën mirë dhe kohë pas kohe e leje çorbën me u zi për 25-30 minuta – deri sa t’shterron uji dhe perimet t’jenë mesatarisht t’buta. Largo tenxheren prej shporetit dhe servo.
REZULTATI:
Servoje çorbën si pjatë n’vehte, me bukë a pitalka t’nxehta, apo edhe me bukë bajate t’rreshkun n’furrë. Shijoje këtë pjatë plot vitamina qoftë për drekë, qoftë për darkë. E nëse don kësaj gjelle me ja bashkangjitë ndonji sallatë, atëherë ne ta rekomandojmë krem sallatën me kastraveca, ose sallatën virale persiane “Shirazi”.
Ne poashtu ta rekomandojmë me e provu edhe gjellën me lakna dhe perime, ose 1 prej 4 çorbave ma t’shijshme e t’shnetshme t’tonat. Besa edhe pilafin me domate ja vlenë me e provu.
Edhepse jo çorbë, por pjatë interesante me u përgatitë gjatë darkës – patatet e mbushura me kashkavall janë patatet që ne t’i rekomandojmë me i përgatitë t’u i ndjekë veç 2 hapa tanësisht t’lehtë e t’thjeshtë – mjafton me kliku n’fjalët që i kemi hijezu për ty. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria