Dy mundëset e reja kanë korrur sukes ndërkombëtar në sportin e mundjes, njoftoi Federata e Mundjes së Kosovës në rrjetin social Facebook.
Elsa Nikoci dhe Lonisa Reka fituan medaljet e argjendta në Kampionatin Ballkanik U-15 dhe U-17, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Në këto gara morën pjesë edhe Erand Flugaj që u rendit i katërti, ndërsa Jon Ramadani i pesti.
Në këto gara Kosovën do ta përfaqësojnë edhe dy mundës, Adriatik Berisha dhe Bleonit Bytyqi që garojnë nesër./Katror.info