Kënga “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, vazhdon të mbetet këngë shumë e dashur dhe e kërkuar nga fëmijët.

Kjo këngë e ideuar nga dentisti Xheladin Ujkani, me tekst të dy mësimdhënësve, Maliqe Mulolli Jahmurataj e Abdurrahman Llumnica, e kënduar nga Pëllumb Hajdari, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Jona Llonçari, Aida Hanxhiu, Njomza Krasniqi, Sara Sopjani, Tuana Krasniqi, Arila Ibrahimi, Art Sadiku, me muzikë dhe realizim profesional nga Rona Nishliu e Samer Agolli, në njërën apo formën tjetër, ka depërtuar në shumë familje, në shumë institucione parashkollore e fillore, duke arsyetuar kështu qëllimin për të cilin edhe është realizuar. Pra, edukimin e fёmijёve pёr shёndetin e dhёmbёve.

Në tekstin e këngës që u është kushtuar fëmijëve janë përfshirë tri shtyllat kryesore të shëndetit oral : ushqimet, pastrimi i dhëmbëve dhe raportet miqësore me dentistin.jesa e tekstit në vazhdim:

Teksti është marrë nga poezitë e shkruara nga Maliqe Mulolli Jahmurataj, ish zv. drejtoreshë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë dhe nga Abdurrahman Llumnica, mёsimdhёnёs nё shkollёn “ZENIT”.
Kënga “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ёshtё promovuar në Ditёn ndёrkombёtare tё shёndetit oral, me 20 mars 2015.