Duke përdorur këtë ushtrim, Adriana Lima humbi kilogramët më shpejt se kurrë: Mund të bëhet në çdo kohë, kudo
U fol shumë për peshën e Adriana Limas pas lindjes së fëmijës së tretë dhe një nga femrat më të bukura në botë nuk i përfilli komentet dhe e shijoi mëmësinë.

Tashmë manekinia e njohur është gati të rikthehet në pistë, ajo i është rikthyer një diete të shëndetshme dhe u është përkushtuar ushtrimeve.
Rezultatet janë të dukshme dhe Lima e transformoi figurën e saj në vetëm disa javë dhe një ushtrim që e ruan figurën e saj prej vitesh është përgjegjës për rikthimin e saj në formë dhe përshpejtimin e metabolizmit.
Gjegjësisht, ajo aktualisht i është përkushtuar më së shumti kërcimit me litar.
Ekspertët pohojnë se ky është një nga ushtrimet më efektive për humbjen e peshës dhe hulumtimet kanë treguar se aktivitetet me intensitet të lartë, si kërcimi me litar, luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kondicionit fizik, humbjen e depozitave të yndyrës dhe celulitit dhe kanë një efekt pozitiv në shëndetin dhe humorin. /Katror.info
Përgatiti:
