Aktori i Hollivudit, George Clooney (62), në një prononcim të fundit për revistën “People”, ka dhënë një këshillë interesante që mund të ndihmojë shumë prindër.
Gjegjësisht, ai ka treguar se si ka arritur t’i mësojë fëmijët të jenë të qetë me ndihmën e një truku me Babadimrin.

“Fëmijët e mi, për fatin tim, ende besojnë në Babadimrin, kështu që kur janë të shqetësuar edhe gjatë verës, bëj sikur të telefonoj apo të më thërrasë Babadimrin. Ai pyet si janë fëmijët, kështu që kur i pyes si janë dhe ata menjëherë përgjigjën se do të jenë të mirë dhe të qetë. Dhe pastaj unë dal. Babadimri po më ndihmon t’i rris ata,” pranoi Clooney, i cili ka dy fëmijë me avokaten e suksesshme Amal Clooney – binjakët Ellie dhe Alexander./Katror.info