Shkencëtarët kanë identifikuar një specie të re të amfibit të ngjashëm me hardhucat që jetonin në tokën australiane rreth 247 milionë dollarë më parë.
Ky zbulim i dha fund misterit që ka pushtuar studiuesit që nga vitet 1990 kur u gjetën mbetjet fosile të një krijese të panjohur, raporton BBC, përcjell Katror.info.
Ekspertët thonë se zbulimi mund të ndryshojë tërësisht historinë e “evolucionit të amfibëve në Australi”. Amfibi mishngrënës dikur jetonte në liqenet dhe përrenjtë e ujërave të ëmbla të Sidneit.

Kjo specie e veçantë i përket familjes “temnospondyl”, e cila i mbijetoi dy nga pesë ngjarjet e zhdukjes masive të kafshëve në Tokë, duke përfshirë një seri shpërthimesh që zhdukën 70 deri në 80 për qind të të gjithë dinosaurëve 66 milionë vjet më parë.
Paleontologu Lachlan Hart tha se gjetjet tregojnë se Australia ishte një vend i mrekullueshëm për kafshët që të evoluojnë dhe të gjejnë strehim pas zhdukjes masive të specieve tjera. /Katror.info