A ke ra n’hall se çka me marrë me vehte n’punë, sepse edhe ushqimi i gatshëm t’asht ba bajat? Mos u merakos, sepse ne e kemi nji super ide se çka mundesh me përgatitë e me marrë me vehte n’punë, sidomos nëse t’ka tepru pulë prej dreke apo darke.
Kuti pauze me perime dhe sallatë pule me kastraveca turrshi asht sygjerimi jonë për kando që don me u ushqy mirë, jo vetëm sa asht n’shpi, por edhe n’punë. Madje ky sygjerim len hapësirë për përgatitje jo vetëm t’kutisë për me marrë me vehte, por edhe t’sanduiçëve.
PËRBËRËSIT PËS SALLATËN E PULËS ME KASTRAVECA TURRSHI (2-3 SERVIME):
1 gjoks pule i pjekun ose i zier (i copëzum n’fije)
1/3 selino/celer (i imtësum)
3 kastraveca t’vegjel turrshi (t’copëzume)
1 qepë e re (e imtësume)
2 lugë gjelle kopër t’freskët (t’imtësum)
1/2 qepë e kuqe (e imtësume)
4 lugë gjelle Salcë t’gatshme Cezariane
Kripë e biber t’zi (Opsional)
PËRBËRËSIT E TJERË (1 SERVIM):
5 keksa t’njelbët (integral – opsionale)
1 trup selino (i ndarë n’copa)
2 speca t’vegjël (t’ndarë n’gjysmë)
HAPI 1:

Shto t’gjithë përbërësit e sallatës n’nji enë t’thellë, përziji mirë dhe vendosi n’enë t’xhamit. Pastaj kurdo që dëshiron me përgatitë diçka me të, mundesh me e përgatitë n’dakik – njejtë sikurse me këtë mbushje mundesh me e ba gati për pauzë kroasan-sanduiçin.
E nëse nuk ke ide se qysh me e përgatitë pulën, këtu mundesh me gjetë recetën e pulës me marinadë greke, e cila vërtetë ju kish përshtatë kësaj sallate.
HAPI 2:

N’kutinë e pauzës vendosi 3 lugë gjelle prej sallatës me pulë dhe kastraveca turrshi. Shto specat e prerë dhe selinon bashk me keksat e njelbët dhe mbylle kutinë e fute n’frigorifer. E kurdo që je gati pastaj me e hangër, nxjerre dhe shijo bashk me ndonji supë; përgatite njanën prej 4 supave tona. Kurse nëse je ma tepër kah anon për smoothie, ne ta rekomandojmë smoothie-n/langun me mollë t’gjelbër.
Ti poashtu mundesh me përgatitë kuti pauze me humus dhe perime. Shijo!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
