Ajo aplikon një nga dietat më të shëndetshme dhe praktikon këto stërvitje.
Sekreti i figurës në formë të mbretëreshës spanjolle është në këtë lloj ushqimi dhe stërvitjeje të kombinuara.
Mbretëresha spanjolle Letizia në moshën 50-vjeçare merr komplimente kudo që shfaqet për figurën e saj të jashtëzakonshme.
Ajo konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë dhe pushton me karizmin dhe sofistikimin e saj.

Ajo ia atribuon meritën për dukjen e saj një menyje të veçantë dhe një mënyre ushtrimi që i përmbahet vazhdimisht. Letizia thotë se ky është sekreti i formës së saj të mirë, transmeton Telegrafi.
Mbretëresha zgjohet në 7 çdo mëngjes dhe e nis ditën me një lloj të veçantë joge që thekson saktësinë dhe harmoninë. Pozat mbahen më gjatë se mesatarja për të ndërtuar forcën dhe tonifikimin e muskujve.
Kjo formë e jogës jo vetëm që konsiderohet e dobishme për ata që kërkojnë të humbin peshë, por gjithashtu ofron përfitime të shumta për sistemin nervor, sistemin imunitar dhe cilësinë e gjumit.
“Ajo zakonisht në orën e parë vrapon nëpër kopshtet e Zaruzel. Mbretëresha ka gjithashtu një trajner personal që vjen në pallat çdo mëngjes. Ajo stërvitet në një palestër private familjare, bën ushtrime me pesha, pak kardio dhe boks”, shtoi një burim i afërt.
Në dietën e saj, mbretëresha kombinon ushqimin më të mirë mesdhetar me elementë të dietës Perikone.
Dieta Perricone, e quajtur pas Dr. Nicholas Perricone, fokusohet në ushqimet anti-inflamatore që thuhet se promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e brendshme, duke përfshirë salmonin, proteinat pa yndyrë, arrat, frutat, perimet e freskëta dhe vajrat e shëndetshëm./Katror.info
Përgatiti:
