Për përfitimet e mollës kemi lexuar shumë herë dhe është dëshmuar për benefitet që ia jep organizmit. Por, sot nuk do të ndalemi vetëm te molla por edhe te 9 artikuj tjerë ushqimorë që ndihmojnë në pastrimin dhe rigjenerimin e mëlçisë, si dhe rivendosin funksionimin e saj të shëndetshëm.
1. Mollët
Mollët janë të pasura me pektinë, e cila e ndihmon organizmin të pastrohet dhe të çlirojë toksinat nga trakti tretës.
2. Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër ndihmon në largimin e toksinave dhe yndyrave të depozituara nga trupi dhe rrit hidratimin e trupit.
3. Avokado
Avokadoja është e pasur me përbërës të rëndësishëm që luajnë rol kyç në reduktimin e dëmtimit të mëlçisë.
4. Hudhra
Hudhra aktivizon enzimat në mëlçi dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nga i gjithë trupi.
5. Grejpfruti
Grejpfruti është një burim i mirë i vitaminës C, antioksidantëve dhe pektinës.
6. Perimet e gjelbra
Perimet e gjelbra nxisin krijimin dhe rrjedhjen normale të lëngut biliar, i cili ndihmon në largimin e materialeve të mbetura dhe kolesterolit të tepërt nga organizmi.
7. Limoni
Limoni pastron mëlçinë dhe është plot me antioksidantë. Rekomandojmë të filloni mëngjesin me një gotë ujë të vakët me lëngun e gjysmë limoni. Në këtë mënyrë pastroni dhe shpejtoni të gjithë metabolizmin.
8. Qepa
Qepët janë të pasura me alicinë dhe ndihmojnë në largimin e toksinave nga mëlçia dhe trakti tretës.
9. Panxhari
Panxhari është i pasur me beta karoten dhe flavonoide bimore, të cilat ndihmojnë në stimulimin dhe përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.
10. Arrat
Arrat janë të pasura me acide omega 3 yndyrore, aminoacide arginine dhe glutation, të cilat mbështesin funksionimin normal të mëlçisë.