A t’ka tepru bukë bajate e as nuk je që e gjunë e as që e han? Nëse po, atëherë përgatitja e panzellës asht definitivisht nji alternativë e mirë jo veç për konsum, por edhe për me ta rujtë xhepin, por edhe ambientin. E nëse nuk ke ndëgju ma herët për panzella, ne jemi këtu me ta mësu recetën autentike Toskane.
Që s’ke nevojë me lanë bukën me t’shku posht e dëshmon pikërisht sallata italiane e njoftun si Panzanella. E lehtë me u përgatitë e e freskët prej perimeve, kësaj sallate hijeshinë e veçantinë ja shtojnë kubëzat krokantë t’bukës bajate – e që nime e bajnë diferencën.
PËRBËRËSIT:
1/2 gotë vaj ullini + 2 lugë vaj t’ndara
3 thelpinj hudhër (t’imtësume)
1 lugë çaji lang limoni
Kripë dhe piper (Opsionale)
1/3 lugë çaji biber me fara speci
30 gr borzilok t’freskët (t’copëtum)
150 gr toptha mocarella
1/2 bukë bajate (e prerë n’kubëza)
1 kg domate (t’prera n’rriska)
1/4 qepë të kuqe (e prerë n’fije t’holla)
4 lugë gjelle uthull ballsamike
HAPI 1:
N’nji enë shto topthat e mocarelles me pak borzilok, vaj ullini, kripë e biber t’zi e marinoji për 30 minuta. N’tigan shto 2 lugë vaj ullini, nxeje tiganin mirë dhe rreshki kubëzat e bukës deri sa t’marrin ngjyrë t’artë. Shtoju pak kripë dhe biber.
HAPI 2:
N’pjatën ku pritet me u servu sallata, preji domatet n’rriska bashk me qepën. Shto mocarellën e marinume me gjithë vajin e mbetun. Shto pjesën e mbetun t’borzilokut dhe përzije masën mirë. Bashkoji edhe bukët e rreshkuna n’sallatë e sipër vendos uthull balsamike e pak biber me fara speci.
REZULTATI:
Hajde sallatën si shujtë n’vehte ose servoje si ushqim shoqërus me pjata t’tjera si patate n’furrë, pasta apo edhe gjellë. Kurse, nëse je ka don sallatë t’mirë e jo t’zakontë me provu, atëherë përgatite sallatën krokante me qiqra, sallatën mediterane me patate, ose kuskusin mediteran me karkaleca – t’3 këto sallata t’mbushuna plot me shije. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria