Shumica e vegjetarianëve n’Kosovë e kemi t’njejëtin problem: Nuk kemi fort zgjidhje për ushqim jasht shtëpive t’tona, ose ato kushtojnë shtrejtë. Andaj, për shumicën prej nesh, gjetja e recetave dhe përgatitija e shujtave n’shtëpi mbetet zgjidhja ma ideale e jona. Megjithatë, ne çdoherë mundohemi me t’pajisë me receta vegane e vegjetariane, kurdo që kemi mundësi, e këtë e kanë dëshmu edhe 7 pjatat tona vegjetariane.
Nëse veç je ka i shqyrton opsionet se çka me përgatitë për drekë a darkë, ne ta kemi përzgjedhë super-recetën vegjetariane t’inspirume prej kuizinës hinduse e që jemi t’bindun që po e provove ke me fillu me i përgatitë ma shpesh. E ma e mira e kësaj pjate asht që mundesh me e pasë gati n’3 hapa t’thjeshtë e brenda 15 minutave.
PËRBËRËSIT:
1 paketim (300-350) miks perimesh t’ngrira (brokolli, bizele, karrota, patate)
2 gota supë perimesh (500 ml ujë i vluar + 1 kubëz supe vegjetariane)
100 ml qumësht kokosi (Opsionale: krem-qumësht)
1 lugë gjelle këri pluhun (Curry powder)
1/2 lugë gjelle xhenxhefil i tharë
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
HAPI 1:
Shto perimet e ngrira n’tenxhere bashk me supën e përgatitun me kubëza vegjetariane.
HAPI 2:
Shto sipër qumështin e kokosit apo krem-qumështin.
HAPI 3:
Zieje masën për 10 minuta e pastaj shto erëzat bashk me pluhurin këri.
HAPI 4:
Pasi ti kesh shtu erëzat dhe kërin, zije masën për 5 minuta t’tjera dhe përzieje kohë pas kohe. Largo tenxheren prej shporetit dhe servo.
REZULTATI:
Ne ta sygjerojmë me i servu perimet me pak oriz t’zier, pure patatesh ose me çkado të ti ke qejf. Ti poashtu mundesh me i kombinu këto perime me sos këri edhe me pasta t’ziera po deshe.
E nëse ke interesim me mësu edhe ndonji recetë t’re t’supave me plot shije, ne ta rekomandojmë supën me domate, supën me speca t’kuq – supë kjo që nuk besojmë ta kesh provu deri më tash. E edhe supa me thjerrëza e limon asht nji “must try”. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria