Histori të jashtëzakonshme me bishtat e gjigantëve, fasule magjike dhe karroca kungujsh mund të magjepsin fëmijët e vegjël dhe t’i shtyjnë ata të konsumojnë më shumë fruta dhe perime, sipas një studimi ndërkombëtar të udhëhequr nga kërkues në Gjermani.
Werner Sommer dhe kolegët e tij në Humboldt-University të Berlinit pyetën nëse përrallat mund të inkurajojnë zgjedhje më të shëndetshme ushqimi dhe të ndihmojnë në luftën kundër obezitetit te fëmijët, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
Fëmijëve të moshës parashkollor iu tregua një histori fantastike për fëmijët që shpëtonin qytetin e tyre nga humbja e ngjyrave me ndihmën e frutave dhe perimeve magjike. Kërkuesit zbuluan se pas vetëm 20 minutash tregimi historish, dëgjuesit e vegjël ishin më të prirur të zgjedhin ushqime të shëndetshme në vend të ëmbëlsirave dhe biskotave.
“Këto rezultate tregojnë efektet e fuqishme të tregimeve të ngjashme me përrallat për të ndryshuar preferencat ushqimore në fëmijëri të hershme, në një kohë kur ushqimi i pashëndetshëm po bëhet një pandemi,” përfunduan autorët e studimit. /Katror.info.
Përgatiti:
