Pronari i Facebook Mark Zuckerberg po ndërton një nga pronat më të shtrenjta në historinë amerikane në Hawaii – projekti do të kushtojë 270 milionë dollarë, dhe prona do të ketë disa shtëpi, një fshat të vogël dhe një bunker nëntokësor prej 465 metrash katrorë.
Portali “Wired” publikoi të dhënat publike dhe dokumentet gjyqësore që zbulojnë të gjitha lehtësitë ekstravagante që Zuckerberg planifikon të përfshijë në fermën e tij që ndodhet në bregun verilindor të ishullit më të vjetër Kauai në Hawai. Miliarderi amerikan (39) bleu edhe 44 hektarë tokë në vitin 2021, duke e zgjeruar pronën me vlerë 100 milionë dollarë.

Projekti përfshin dy vila që do të mbulojnë të paktën 5300 metra katrorë, sipas Daily Mail. Shtëpitë luksoze do të përfshijnë 30 dhoma gjumi, 30 banja, salla konferencash, një restorant dhe ashensorë të shumtë./Katror.info