E ka njeri nganjiherë nji fazë ku priton me dal vikendeve. Javët shpesh po janë t’stërngarkume me angazhime prej ma t’ndryshmeve edhe nime kur po bahet e premte, menzi po pret me pushu n’shtëpi. As nejat e as restoranet, sado t’pëlqyshme që janë, kaniherë s’po kryjnë punë e besa edhe po bahen t’tepërta e veç shtëpija po i del haku.Ama kjo nuk do me thanë që ke nevojë me e ndërpre hobin tand – pijen – përkundrazi, qejfin vehtës duhesh me ditë me ja ba edhe n’shtëpi.
Nëse ke merak me pi, me përgatitë, por edhe me provu receta t’koktejeve t’ndryshme, atëherë ky artikull asht ideal për ty, meqë kësaj radhe po i ndajmë udhëzimet për nji prej koktejeve ma t’famshme e ma t’pëlqyshme t’shumëkujt; Cosmopolitan-in – koktell ky fort i lehtë me u përgatitë (n’2 hapa) dhe fort i shijshëm, për besë!
PËRBËRËSIT:
60 ml Vodka
20-25 ml lang shege
30 ml lang i freskët limete
10 ml Tripple Sec
4-5 copëza akulli
1 rriskë e hollë limete
HAPI 1:
Shto t’gjithë përbërësit n’shaker bashk me copëzat e akullit e tundi deri sa t’ftohet gota (dikur rreth 30 sekonda). Nëse nuk ke shaker, atëherë vendosi përbërësit n’1 gotë t’thellë bashk me akuj, e përziji me lugë a shtagë për 30 sekonda.
HAPI 2:
Merre gotën e martinit, kulloje miksin ngadalë n’gotë, por sigurohu mos me i shtu copëzat e akullit, meqë Cosmopolitan-i nuk shërbehet me akull. Servo me nji rriskë t’hollë limete.
REZULTATI:
Shijoje këtë koktell n’shoqninë e ma t’dashtunve t’tu bashk me pak meze; Kërpudhat e mbushuna me qiqra dhe arra, tomatinat e mbushuna me djathë si dhe brusketat klasike janë 3 rekomandimet tona për këtë super-pije.
E n’e paqe nda mendjen me eksperimentu me pije e kokteje, përpos këtij koktelli plot shije, t’i mundesh me e përgatitë edhe koktellin meksikan “Strawberry Margarita”, koktellin e njohun si “Amaretto Sour”, koktellin “Vodka Pineapple” apo edhe nji Gin ‘n’ Tonic sipas recetës sonë klasike.
E masi veç paske qejf me pi e me përgatitë vet koktella dhe pije t’ndryshme, mëso se cilat janë 5 faktet ma interesante për Vodkën – pijen e famshme ruse, cilat janë 5 faktet interesante për verërat dhe kupto ma shumë rreth 7 fakteve ma interesante për meraklitë e birrave. Shijo! /katror.info/
Kliko këtu dhe pëlqeje / follow Katror.info për me pa super receta dhe Lajme të Mira 🙂
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria