Sot është bërë trend dëshira dhe përpjekjet për të qenë gjithnjë i ri dhe plakja shpeshherë shihet si diçka frikësuese ose e padëshirueshme, shkruan revista Class.
Sidoqoftë, ky proces natyror ka të mirat e veta, studimet tregojnë se vetëbesimi përmirësohet me moshën. Mosha 60 vjeçare sipas një artikulli të botuar në Psychological Bulletin, është ajo kur arrihet kulmi i vetëbesimit dhe ato ndjenja pozitive mund të qëndrojnë në kulmin e tyre për një dekadë të tërë. Vetëbesimi si pjesë e karakterit të njeriut fillon të krijohet dhe rritet nga mosha 4 deri në 11 vjeç, kjo për arsye se fëmijët bëhen më shumë të pavarur gjatë këtyre viteve, fillojnë t’i bëjnë gjërat vet dhe të jenë kurreshtarë, gjë që ndikon në rritjen e sigurisë tek vetja.
Gjatë adoleshencës pastaj niveli i vetëbesimit nuk ndryshon dhe nga mosha 60-70 vjeçare njeriu është në kulmin e vetëbesimit. Pas kësaj kohe nis rënia dhe në të 90-tat nëse njeriu i arrin kjo ulet ndjeshëm sepse njerëzit mund të kenë humbur njerëzit e dashur dhe rolin e tyre social. Kjo gjë për fat të keq mund të çoj në depresion dhe çregullime të tjera që dëmtojnë mirëqenien.
Është afërmendsh se një ndjesi e tillë nuk është gjithnjë në të njëjtin nivel, pasiqë varet nga ndodhitë e jetës: suksesi në punë, suksesi në jetën personale, përvojat stresuese dhe gjithçka tjetër ndikojnë në sigurinë tek vetja prandaj edhe moshat e lartëpërmendura nuk mund të vlejnë njëjtë për secilin./Katror.info