Sallata kapreze padiskutimisht asht nji prej sallatave ma t’famshme e ma t’përdorshme t’kuzhinës italiane, por edhe asaj mediterane e që zakonisht shërbehet si paragjellë apo shoqnuese e aperitivëve sikurse Aperol Spritz-i, Campari Spritz-i etj, por edhe verërave t’ndryshme.
Butësia dhe shija e pasun e mocarellës dhe vajit virgjint t’ullinit, ambëlsia e aciditeti i tomatinave t’uluna n’kripë e biber t’zi, si dhe freskia e aroma e borzilokut janë 3 faktorët kyç pse ne po t’rekomandojmë që herën tjetër kur don me ja shtre ndejës me ushqim dhe pije, mos me e lanë pa i provu edhe sallatën klasike kapreze, t’cilën lehtësisht mundesh n’kushte shtëpije brenda pak minutave me e pas’ gati.
PËRBËRËSIT:
300 gr djathë mocarelle (i prerë n’rriska)
3 domate (t’prera n’rriska)
1 grusht gjethe borziloku
4 lugë gjelle vaj virgjin t’ullini
1/2 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji biber i zi
HAPI 1:
N’pjatën që don me e servu sallatën shto 1 rriskë domate e sipër vendos 1 rriskë mocarellë. Kështu, pas çdo rriskeje vendos përbërësin e kundërt deri sa t’mbulohet e tanë pjata me domate e mocarellë.
HAPI 2:
Copëto gjethet e borzilokut prej tufës dhe shpërndaji sipër pjatës me domate e mocarellë. Shto kripën dhe biberin e zi dhe spërkate krejt sallatën me vaj ullini. Servo menjiherë.
REZULTATI:
Servoje sallatën klasike kapreze si paragjellë apo pjatë shoqnuese n’çfarëdo mbledhie, veçanarisht kur organizon ditëlindjet, festat e ahengjet familjare. Ngjashëm ti mundesh edhe versionet inovative t’kësaj sallate me i provu, duke ta rekomandu fillimisht pasta-sallatën kapreze, brusketat kapreze dhe shkopthat kaprez.
E mbasi veç jemi te pastat dhe recetat italiane, mos e le pa i provu pastat me tomatina t’pjekuna, ose shpagetat vegjetariane. Ti poashtu mundesh me i gjetë edhe 3 receta t’pastave t’cilat mundesh me i përgatitë për ndonji darkë a drekë plot me shije. Madje, edhe brusketat kapreze s’kishe bo keq me i provu. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria