Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me emisarin e ri të dialogut Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Orav tha se është i bindur që përvoja e tij do të ndihmojë në avancimin e procesit të dialogut, ndërsa tha se ai bashkë me ekipin do ta mbështesin në punën e tij.
“Takim i parë i shkëlqyer me Peter Sorensen, të sapoemëruarin Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë. Jam i bindur se përvoja e tij e gjerë diplomatike do të ndihmojë në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ekipi im dhe unë do ta mbështesim plotësisht!”, tha ai.
An excellent first meeting with Peter Sørensen, the newly-appointed EUSR for the Belgrade-Pristina Dialogue.
I am confident that his extensive diplomatic experience will help advance the normalization of relations between Serbia and Kosovo.
My team and I will fully support him! pic.twitter.com/IuL7bZJyj8
— Aivo Orav (@AivoOrav) February 1, 2025
Sorensen nga sot është zyrtarisht emisar për dialogun me një mandat fillestar prej prej 13 muajsh.
Në njoftimin zyrtar të Këshillit të Bashkimit Europian për emërimin e tij u tha që detyra e tij do të jetë kontributi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy fqinjëve, por veçanërisht fokusin duhet ta ketë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe aneksin e saj./Katror.info