Sallata kapreze padiskutimisht asht nji prej sallatave ma t’famshme e ma t’përdorshme t’kuzhinës italiane, por edhe asaj mediterane e që zakonisht shërbehet si paragjellë apo shoqnuese e aperitivëve sikurse Aperol Spritz-i, Campari Spritz-i etj, por edhe verërave t’ndryshme. Këto n’veçanti përgatiten dhe servohen gjatë ditëve t’nxehta verore, dhe pa dyshim i jepin lezet sezonës.
Butësia dhe shija e pasun e mocarellës, ambëlsia e aciditeti i tomatinave me uthull balsamike, si dhe freskia e aroma e borzilokut janë 3 faktorët kyç pse ne po t’rekomandojmë që herën tjetër kur don me ja shtre ndejës me ushqim dhe pije, mos me e lanë pa i provu edhe shkopthat kapreze, t’cilat brenda 1-2 minutave mundesh me i pas’ gati.
PËRBËRËSIT (servimi për 4 persona):
200 gr toptha mocarelle
250 gr tomatina
1 grusht gjethe borziloku
4 lugë gjelle uthull balsamike / gllazurë balsamike

PËRGATITJA:

Merr shkopthat e koktejeve / rrëmojset / shkopthat e skarës dhe vendos fillimisht 1 tomatinë, pastaj 1 gjethe borzikolu, mocarellë dhe vazhdo me këtë radhitje deri ta shkopthat t’mbushen me harxh. Servoji sdhkopthat n’pjatë dhe spërkati sipër me gllazurë apo uthull balsamike.
REZULTATI:

Servoji shkopthat kapreze qysh ti e preferon e shijoji ato bashk me ndonji pije a koktell – ne po ta rekomandojmë me e kombinu këtë pjatë me 1 Prosecco Spritz me shegë. Ngjashëm mundesh me e përgatitë edhe pasta-sallatën kapreze, apo edhe brusketat kapreze – ushqime këto t’cilat mundesh me i përdorë si paragjellë, me i përgatitë për ndonji drekë a darkë, e pse jo edhe me i përgatitë ato n’vend t’mezës kur je n’disponim me pi nji gotë venë a raki.
E nëse ke qejf me ditë ma shumë për kuizinën italiane, lexo se cilat janë 5 faktet ma interesante t’kuzhinës italiane. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
