Meqë jemi n’verë, s’do fjalë që shijet ekzotike janë t’parapëlqymet kur bjen fjala tek pijet e ndryshme dhe smoothie-t. Andaj, ne kemi vendos me nda me ty recetat e smoothie-ve ekzotike, t’cilat janë ty’përballueshme për xhepin me u përgatitë dhe që nuk marrin shum⌂ kohë.
A t’ka shku mendja najherë me përgatitë smoothie me bostan dhe kastraveca? Nëse jo, atëherë po t’rekomandojmë me ja dhanë shancën këtij kombinimit, sidomos nëse je merakli/ke i/e shijeve ekzotike dhe freskuese, por edhe ke qejf me qëndru i/e hudratum/e.
PËRBËRËSIT:
3 rriska mesatare bostan (t’prera n’copë)
1/2 kastrabec britanez (i prerë n’copa)
2 kubëza akull
1/2 lang limoni i freskët
2-3 gjethe mente
1 lugë e mesme mjaltë
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme. Servo.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë, dekoroje me rriskë bostani, kastraveci dhe pak mentë dhe konsumoje pijen menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. Nëse t’pengojnë farat e bostanit – sigurohu me e blu ma gjatë smoothie-n, ose me e sitë pijen me sitë t’çajit para servimit.
E meqë jemi tek pijet e “flladitshme” dhe plot shije, mos e le pa e provu edhe limonatën klasike, smoothie-n me pjepën, ose mentë-limonatën – trijat këto super pije e që ja vlenë me i përgitë gjatë verës. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria