Nëse je ka don me i ndejtë gati shëndetit gjatë verës, por pse jo edhe me e pastru pak organizmin prej toksinave, smoothie t’cilin po ta rekomandojmë asht pikërisht pija e duhun t’cilën ti mundesh me e përgatitë brenda 2 minutave.
A t’ka shku mendja najherë me përgatitë smoothie me pjepën dhe kastraveca? Nëse jo, atëherë po t’rekomandojmë me ja dhanë shancën këtij kombinimit, sidomos nëse je merakli/ke i/e shijeve ekzotike dhe freskuese, por edhe ke qejf me qëndru i/e hudratum/e. Andaj, përvjeli mangët e ndiqi hapat n’vijim!
PËRBËRËSIT:
3 rriska pjepën t’gjelbërt (t’prera n’kube)
1 kastravec (i prerë n’kube)
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle lang limoni
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme. Servo.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë, dekoroje me rriskë bostani, kastraveci dhe pak mentë dhe konsumoje pijen menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. Ngjashëm poashtu mundesh me përgatit’ edhe smoothie-n me bostan dhe kastravec, smoothie-n me dredhëza dhe pjepën, apo detox smoothie-n me pjepën.
E meqë jemi tek pijet e “flladitshme” dhe plot shije, mos e le pa e provu edhe limonatën klasike, smoothie-n me pjepën, ose mentë-limonatën – trijat këto super pije e që ja vlenë me i përgitë gjatë verës. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria