Sa ma shumë që fillon me konsumu smoothie, aq ma shumë nisë me lypë shije t’reja. E ne jemi gjithnjë për eksperimente. Megjithatë, n’do raste – klasikja e e thjeshta asht gjithë ma e mirë. Recetat tona e dëshmojnë këtë vazhdimisht, sidomos ato t’smoothie-ve, e do ta dëshmojë edhe receta jonë e radhës e cila asht plotësisht vegane dhe i përshtatet edhe atyre që kanë intolerancë ndaj laktozës.
Ti mundesh me nisë ditën mirë e plot shije me smoothie-n me pjeshkë dhe qumësht bademash – pije kjo ideale për mëngjeset e hershme e që t’furnizon me vlera ushqyese t’mjaftueshme për me mujt’ me e shty ditën deri n’drekë pa ja prishë me ushqime palidhje. E si shumica e recetave t’tona, as kjo recetë vegane nuk merr shumë kohë e as shumë harxh; mjafton me i ndjekë udhëzimet e maposhtme.
PËRBËRËSIT:
1 e 1/2 pjeshkë
1 banane
1 gotë qumësht bademash
1 lugë e mesme gjalpë bademash
PËRGATITJA:
Shto përbërësit n’blender. Bluje masën deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe smoothie t’mos ketë copa t’mëdhaja mrenda.
REZULTATI:
Smoothie-n mundesh me pi për mëngjes e me e shoqnu me 1 prej 5 kombinimeve t’vezëve n’sy, me marrë n’punë me vehte e me e shiju kurdo gjatë ditës bashk me 1 sanduiç mediteran, ose 1 sanduiç me avokado dhe pasul.
E mbasi veç i përmendëm si kalimthi sanduiçët e shijshëm e t’përshtatshëm për pauzë, mos e le pa e provu sanduiçin me sallatë vezësh, ose sanduiçin me pesto dhe mocarellë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria