Smoothie-t me mango dhe ananas dhe smoothie-t me mango dhe spinaq po i shtohet edhe nji kombinim sa i ngjashëm, aq edhe ndryshe prej tyre, ose, me thanë ma mirë, po i shtohet nji kombinim gërshetues.
Smoothie me kivi dhe mango asht nji kombinim plot shije t’cilin mundesh me e përgatitë për mëngjes, apo edhe me e marrë me vehte n’pauzë pa e mundu fort. Mjafton me e pasë 1 blender, 2 minuta kohë dhe 4 përbërës.
PËRBËRËSIT (1 SERVIM):
1 kivi
50 gr mango (e ngrirë)
30 gr spinaq
30-40 ml lang portokalli
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender dhe bluji mirë, deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe t’mos ketë copëza mangoje t’ngrirë brenda masës. Servo.
REZULTATI:
Servo n’gotë e pije menjiherë, ose vendose smoothie-n n’shishe xhami, fute n’frigorifer e pije gjatë ditëve t’ardhshme. Mjafton me e shkundë pak shishen para se me pi smoothie-n.
Ne poashtu ta rekomandojmë smoothie-n me shegë, smoothie-n me rrepë t’kuqe nëse ke probleme me pagjaksinë, apo edhe smoothie-n me avokado e boronica. E kur bahet fjalë për mëngjeset e shijshme e plot fruta, mos e le pa e provu 1 prej 4 jogurtave me fruta – pjata këto ideale për mëngjes. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria