Boronicat janë nji prej frutave t’malit t’cilat shumëkush i ka merak dhe i pëlqen. E pos shijes t’veçantë, ato njihen edhe si super-ushqim, meqë janë t’ulëta n’kalori, e t’mbushuna me vlera ushqyese. Ato poashtu janë nji anti-oksidant natyral dhe ndihmojnë n’parandalimin e plakjes, shfaqjen e kancerit si dhe e ulë shtypjen n’gjak.
5 super-rekomandimet tona t’radhës e dëshmojnë edhe ma shumë se sa lehtë dhe mirë mundet me u kombinu boronica me ushqime t’tjera e prej këtyre kombinimeve me dal diçka fort e mirë, e shijshme e ushqyese. Madje, n’këtë listë, secila recetë asht ma e mirë se tjetra, por për këtë bindu e gjyko vet.
1. SMOOTHIE ME AVOKADO DHE BORONICA
Smoothie me avokado dhe boronica asht receta perfekte për me e nisë ditën mbarë, pasi që ta ofron ambëlsinë e thartësinë e frutave dhe kremozitetin e avokados. E mbushun me fibra dhe vlera ushqyese, nji gotë e mbushun me këtë smoothie ka kapacitet me t’mbajtë t’ngopun deri n’drekë, pa pikë problemi.
2. TËRRSHANË E FTOHTË ME FARA CHIA DHE BORONICA
Tërrshana e ftohtë me fara chia dhe boronica asht zgjidhja ideale për ty që n’mëngjes çohesh vet i/e 700-ti/ta, sepse, e përgatitë n’mramje (për 3 minuta) e t’nesërmen veç e han. Pra, mundesh me e marrë me vehte për punë pa u gajlu n’mëngjes.
3. MUFFINS ME BORONICA
Dikush preferon me u ambëlsu me ndonji ambëlsinë t’bleme n’dyqan, dikush duke porositë n’ndonji ambëltore, e disa t’tjerë preferojnë me i përgatitë vet ato – sidomos nëse kanë kohë. Ne definitivisht jemi fansa t’grupit t’tretë edhe t’inkurajojmë fuqishëm me i përgatitë këta muffins-at me boronica, t’cilët s’dojnë fort punë dhe t’i marrin veç 25 minuta kohë.
4. SMOOTHIE ME BORONICA, SPINAQ DHE BANANE
Smoothie me boronica, spinaq dhe banane asht nji prej kombinimeve ma premtuese, pikërisht sepse përmbanë kalori e yndyrë t’shëndetshme, proteina, natrium, kalium, hekur, kalcium, vitaminë A dhe C. me i ra shkurt – asht nji bombë plot vlera ushqyse, por edhe shijon. E ma e mira asht, që për 1 minut e ke gati.
5. QULL I NXEHTË TËRRSHANE ME BORONICA
Qulli i nxehtë i tërrshananës me boronica asht prej atyre recetave që po i provove, ke me e përgatitë ma shpesh se sa që ta kish marrë mendja fillimisht. Boronica e tërrshanë e nxehtë kombinohen n’mënyrën ma perfekte t’mundshme për me e kriju nji pjatë plot shije e t’ngopshme brenda pak minutash. Ngjashëm me recetën me boronica, ne ta rekomandojmë me e provu edhe qullin e nxehtë t’tërrshanës me banane, apo edhe qullin e nxehtë t’tërrshanës me dredhëza. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria