Pasuli padyshim asht dhe ka me mbetë nji prej ushqimeve t’preferume t’shumicës prej nesh, veçanarisht kur e mendojmë nji pjatë pasuli (gjellë) plot. E për gjellën e famshme ka metoda t’shumta t’përgatitjes, mirëpo për shumicën pasuli me mish asht “KING-u”. Ne s’po dojmë as me u shty me këtë gja, sepse, çka asht – asht.
Kësaj radhe ke mundësinë me i mësu 5 super-receta me pasul që nuk lidhen fare me gatesat tona tradicionale e që munden me ta ndrru përceptimin se qysh mundet me shiju e u gatu pasuli jashta metodave tradicionale t’përgatitjes. E kjo veçse ka me ta pasuru menynë e konsumimit t’këtij super-ushqimi që asht full vlera ushqyese, plot shije e ngopës.
1. SOS PASULI ME SPEC
Nëse je merakli/ke i/e mezev, por edhe ushqimeve që i cilësojmë si “t’ngjyme” – kjo recetë asht e duhuna për ty. 2 hapa tepër t’thjeshtë, pak përbërës e 4-5 minuta n’total janë krejt çka t’duhen për me e pasë gati sosin me pasul e spec t’kuq, i cili sigurtë ka me t’lanë pa tekst jo veç ty, por kando që e provon. Besa, edhe shqisat e shijes kanë me t’u falenderu!
2. QUESEDILLAS ME PASUL DHE SPANAQ
Quesedillas me pasul dhe spanaq janë nji gërshetim autentik i kesedijave meksikane me përbërës jo bash meksikan, por plot shije e që mundesh brenda 10 minutave me e pasë hazër n’daç për pauzë, drekë, darkë e pse jo edhe meze. Biles, shkojnë shumë edhe me koktellin e famshëm meksikan: Strawberry Margarita t’cilin mundesh me e përgatitë lehtësisht n’shtëpi.
3. KUTI PAUZE PROTEINIKE ME PASUL T’KUQ DHE PERIME
Nëse je ka kërkon me gjetë receta t’shnetshme dhe je n’kërkim t’tyre vazhdimisht, sidomos për shujta t’përshtatshme për konsum gjatë pauzës, mbas ushtrimeve, e pse jo edhe darkave t’lodhshme mbas punës – dije që ne po ta sygjerojmë nji kombinimin ideal për nji kuti pauze proteinike me pasul t’kuq dhe perime.
4. SALLATË FASULESH
Listës t’sallatave unike, autentike, plot shije, por edhe ngopëse sot po ja bashkangjesim edhe sallatën e fasuleve, ose me thanë ma popullorqe, sallatën me pasula. Ngopëse, interesante, jo e zakontë e shumë karakteristike, fasulet e ndryshme kombinohen jashtëzakonisht mirë me perimet dhe dresingun, n’mënyrë që me ta kënaqë shpirtin me secilën kafshatë. Mjafton me i ndjekë 2 hapa tepër t’thjeshtë.
5. QUESEDILLAS ME PASUL DHE KASHKAVALL
Quesedillas me pasul dhe kashkavall mundesh brenda pak minutave me e pasë hazër, veçanarisht nëse je lodhë n’punë e je t’u pritu me gatu diçka ma t’komplikume. Gati n’2 hapa super t’thjeshtë. Biles, si n’fore mundesh me e përgatitë edhe salsën pikante meksikane e cila shkon kajmak me këtë specialitet. E n’ndërkohë që e shijon këtë kombinim Meksikan, mësoji se cilat janë 6 faktet ma interesante për kuzhinën meksikane që nuk i ke ditë.
Nëse veç ke ra n’dilemë se me çka me përgatitë, besojmë që këto rekomandime sado pak ta kanë lehtësu. Tash veç t’mbetet me i përvjelë mangët e me gatu. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria