Spinaqi asht nji prej ushqimeve ma t’shnetshme që mundemi me i hasë n’natyrë e që lirisht mundemi me thanë se e pasurojnë n’mënyrë unike e autentike secilën recetë. Biles, për vegjetarianët dhe veganët, përgagtitja e spinaqit n’mënyra t’ndryshme arrinë me ofru shije interesante e që lehtësisht munden me u përgatitë dhe që nuk marrin shumë kohë.
Recetat me spinaq janë nji prej mënyrave ma t’mira t’mundshme me i përfshi edhe ushqimet e gjelbra n’gatesa dhe me i marrë vitaminat e nevojshme. Besa ti mundesh edhe me u forcu e me u kënaqë t’u hangër mirë e gjelbër, po i provove 8 recetat tona, ku secila asht ma e mirë se tjetra.
1. PASTA KREMOZE ME DOMATE DHE SPINAQ

Pastat kremoze me domate dhe spinaq t’cilat mundesh me i përgatitë t’u i ndjekë disa hapa tepër t’thjeshtë, janë sygjerimi jonë për ty që je n’kërkim t’recetave t’reja, qoftë për drekë apo darkë. Mjafton me i përcjellë udhëzimet tona, e me t’dalë ushqimi me plot shije.
2. SMOOTHIE ME ANANAS DHE SPINAQ

Smoothie me ananas dhe spinaq asht pikërisht prej atyre smoothie-ve t’cilat ja vlenë me i konsumu n’baza javore apo ditore dhe që definitivisht veç çka mundet me t’ba mirë. Andaj, n’raste si kjo; ku ke ra n’recetë t’mirë e t’lehtë racionet për smoothie me ananas dhe spinaq asht krejt çka t’duhet me ba këtë vikend gati për tan’ javën.
3. FRITATTA ME SPINAQ DHE DJATHË DHIE

Fritatta me spinaq dhe djathë dhie asht nji gatesë perfekte me u përgatitë kur je vet i/e katërti/a e kur nuk ke nerva me mbetë gjatë n’kuzhinë, sepse, nuk don shumë punë e as shumë harxh. Këtë e kanë dëshmu recetat paraprake e ka me e dëshmu edhe receta e radhës me spinaq dhe djathë dhie.
4. QUESEDILLA ME PASUL DHE SPINAQ

Kuzhina meksikane asht nji ndër kuzhinat ma t’famshme e ma t’preferume t’njerëzve t’kulturave t’ndryshme n’mbarë botën. Ajo njihet për delikatesat n’petë, me shumë djegësti, përbërës t’freskët e kombinime interesante, por edhe për variacionet e ndryshme t’cilat i ofron. Quesedillas me pasul dhe spanaq janë nji gërshetim autentik i kesedijave meksikane me përbërës jo bash meksikan, por plot shije e që mundesh brenda 10 minutave me e pasë hazër.
5. SUPA KREMOZE ME TORTELLINI DHE SPINAQ

Supa kremoze me tortellini asht super receta jonë e radhës t’cilën kur ta provon ke me u bindë që t’u ka dashtë n’jetë, por nuk e ke ditë. Supë e pasta kombinohen n’mënyrën ma perfekte t’mundshme, duke e ofru kështu t’mirën e dy botëve: ngrohtësisë t’gjellës dhe ngopshmërinë e pastave.
6. TOST ME SPINAQ DHE DJATHË FETA

Tosti me spinaq dhe djathë feta asht tosti ideal për meraklitë e spinaqit e t’cilin kushdo mundet lehtësisht e shpejt me e ba gati, qoftë për mëngjes, pauzë apo darkë. Plot shije prej spinaqit e kremozitet prej djathit t’shkrifët – ky tost po që asht nji prej favoritëve t’tanë – e ti, mos e le pa e provu!
7. MUFFIN-VEZË ME SPINAQ, KËRPUDHA DHE DJATHË

Muffin-vezët me spinaq, kërpudha dhe djathë, njilloj sikurse edhe fritatta-t, janë gatesa perfekte me u përgatitë kur ke shumë njerëz me ushqy për mëngjes e nuk don me harxhu shumë kohë n’kuzhinë. Ideale, praktike por edhe joshëse si për t’mëdhenjt, ashtu edhe për t’vegjlit këto kafshata ja vlenë me i provu.
8. PASTA-SALLATA ME SPINAQ DHE RREPË T’KUQE

Sallatat e kombinume me pasta janë trend n’rritje e ne po e shohim pse – sepse, po i bashkon 2 t’mira me 1 vend. N’daç pastë, e n’daç sallatë, lehtësisht munden me u kombinu e me e përba nji pjatë plot me shije, por edhe vlera ushqyese (mos i llogarit karbohidratet, por vitaminat). E pasta-sallata me spinaq dhe rrepë asht 1 prej qatyne sallatave që s’ban pa i provu.
Shijoje secilën prej pjatave n’çfarëdo kohe, qoftë për drekë a darkë e kënaqu me shijen e benefitet që t’i ofron spinaqi i përfshirë n’secilën prej rekomandimeve t’tona. Poashtu, lirisht modifikoji këto sygjerime dhe përshtati sipas shijes e preferencave t’tuja – mjafton mos me i lanë domatet anash. Shijo! / katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
