Italia – ky vend që direkt t’lidh me t’bukurën, gjallninë, historinë, spontanitetin, artin, kulturën, por edhe me hajën e pijen. Vend që nuk t’del boll me e pa e shetit edhe po erdhe për dhjetra herë – kishin me thanë shumë njerëz…, por a asht e vërtetë?! A asht real i gjithë glorifikimi për kulturën e kuzhinën italiane, si dhe gjithçka tjetër?! A asht ashtu siç na e tregojnë dhe e shohim n’media e n’rrjete sociale; qashtu bllogerski, ekstravagantski, elegantski?
Thonë se kurreshtja e ka mbytë macën, e edhe mu nuk m’la rehat pa e provu n’lëkurën time se a i vjen nime era Italisë Itali, andaj edhe erdha për 4 ditë n’Romë – e mbushun plot entuziazëm, kurreshtje e super-pritshmëri për njanin prej qyteteve që e kryeson listën e secilit shpirt avanturist.
Me t’arritun n’terminalin qendror t’Romës, shoh shumë prej çka nuk kam pritë me pa hala pa e qitë kambën mirë n’qytet – shumë indianë e pak italianë – kryesisht lypsarë dhe guida qyteti. Madje shoh ma shumë restaurante hinduse, sesa italiane…. e anipse nuk kam kurgja kundër indianëve dhe vërtetë e pëlqej ushqimin indian dhe me shumë qejf kudo që kam rastin me hangër diçka t’shijshme prej kësaj kuzhine, e ha – prezenca hinduse n’kryeqytetin Italian për mu ke jo e pritshme; pak shokuese. Biles, dyqanet e tezgat e ndryshme me ushqime t’shpejta, edhe estetikisht linin shumë për t’dëshiru.
E çuditun, por njiherazi edhe e lodhun prej rrugës dhe me krahë t’mpirë prej çantës t’mbushun tesha (t’planifikume detajisht për secilën ditë) vazhdoj me bredh rrugëve n’kërkim t’hotelit t’cilin e kisha rezervu, për me përjetu shokun e dytë turistik: bërllog ka t’e kthejshe krytë. Po, bërllog n’çdo cep, edhe shumë bile; aq shumë, sa që fillova me e vu n’pikëpytje se çka ka me m’ofru Italia dhe sa a vërtetë asht e glorifikume ma tepër se sa që duhet. N’vazhgën e sikletit për me e gjetë hotelin dhe e befasume me ambientin përreth, t’u u mundu me e marrë vehtën me t’mirë dhe qetësisht me e menaxhu situatën – gjej hotelin, i kryj procedurat e lajmërimit dhe informimit për shërbimet e hotelit dhe marr çelësin e dhomës për me i lanë gjanat n’to e me fillu eksplorimin e qytetit antik t’Romës.
S’do mendje që me pak ecje e gjeta vehtën para njanës prej shëtitoreve ma t’randësishme t’qytetit “Piaza de la Republica” – ose n’shqip: Shëtitorja / sheshi i republikës – vend ky që menjiherë filloj me ma dhanë ndjesinë që tamam jam n’Romë; që Roma nuk asht e gjitha nj’ashtu siç u duk 1 orëshin tem t’parë dhe se ka çka ofron. Kështu, shëtitores madhështi e hijeshi pa diskutim i jepke fontana n’mes t’saj, e rreth t’cilës kalonin makinat, t’u e shfrytëzu fontanën edhe si rreth rrugor – gja që m’bajke mu që isha e pranishme aty sa t’mahnitun, aq edhe konfuze.
E mbushun entuziazëm dhe e rehatume pak edhe shpirtnisht që ky udhëtim nuk ka me qenë tronditës dhe zhgënjyes nj’ashtu qysh nisi me daljen tem prej stacionit t’trenit – dalja jem përgjatë ditës t’parë rezultoi n’shëtitje 5 orëshe dhe n’përmbushje maksimale t’pritshmërive t’mija mbi Romën, turizmin, energjinë dhe “Vibe-in” që ky qytet e njerëzit n’to e japin. E nji ecje e tillë patjetër që s’pat qysh mos me u shoqnu edhe me 2 kuglla Gelato (Akullore italiane) që vërtetë shijonin po aq sa edhe dukeshin bukur. E kur robi del e ec aq gjatë, patjetër që dikur, dikund edhe ndalet me hangër e me i mbushë britë dika – e thanë t’drejtën edhe unë nj’atë gja e bana. Besa edhe u mundova me zgjedh njanin prej shumë restauranteve buzë nji shëtitoreje t’vogël – vend ky që m’u duk ma tradicional dhe që dorën n’zemër m’u duk premtues bajagi.
Vendi, t’cilit fatkeqësisht nuk ia kam mbajtë emrin n’mend – kishte krejt potencialin e mundshëm për me ma ofru njanën prej përvojave ma t’mira kulinare t’këtij udhëtimi, dhe pjesërisht edhe ma ofroi, meqë ushqimi ke fenomenal i shijshëm, i bollshëm dhe padiskutimisht edhe i kënaqshëm me u pa. Megjithatë, nuk mundem me e thanë t’njejtën gja edhe për pritjen, sepse, kamarierët dhe menaxheri i këtij restauranti ishin t’pasjellshëm, nevrikë dhe kishin tendencë me t’shti me u ndi keq sa herë që kishe nevojë për ta; qoftë me ba pytje për menynë, qoftë me porositë. E thanë t’drejtën, qasja e tyre e lodhun ndaj turistave dhe mbase edhe rraskapitja prej punës gjatë sezonës t’verës – mundet me qenë nji prej arsyeve pse ata edhe sillen keq, por kjo për mu që vendosi me harxhu pare n’nji vend – nuk asht e pranueshme aspak. Kështu, përveç pastave dhe pijeve që shijonin shumë dhe n’çmim ishin t’arsyeshme, ky vend nuk kishte me qenë ma asnjiherë opsion vizite për mu.
Mbas tanë kësaj darke t’shijshme, pa diskutim që ka pasu edhe ecja e shkurtë e pas-shujtës t’cilën italianët e kanë praktikë dhe e quajnë “Passeggiata” – me demek: me e tretë paksa atë që e ke hangër. E për fatin tem t’mirë, kjo ecje tanësisht intuitive e e shoqnume me pika shiu m’çoi drejt e te Koloseumi – gja që m’la tanësisht gojëhapun dhe m’ekzaltoi shumë jo veç për faktin se m’ra krejt zgabimshëm, por edhe për shkak se vërtet harqet e këtij objekti dukeshin bukur n’efektin e dritave t’vendosuna poshtë tyre. Besa, qielli i errtësum’ e moti i vranët ia shtunë madhështinë koloseumit, duke e ba tanë pamjen me kanë edhe ma dramatike dhe elegante – e ky ke 1 efekt për t’cilin nuk e kisha ditë që shpirti jem prej turisteje ka nevojë me pa ditën e parë n’Romë.
Gojëhapun me pamje spektakolare kam vazhdu me mbetë edhe ditëve t’tjera me radhë, ku pata fatin me pa disa prej monumenteve ma t’vizitume e ma historike t’Romës, e që me t’drejtë u bahet promovim i mirë. Kështu, përgjatë 3 ditëve tjera t’nxehta e t’mbushuna me reshje t’paprituna shiu e rrufesh’, spontanisht dhe pa shumë planifikim dhe pa ndonji ide t’qartë se ku e çka po du me vizitu, pos shëtitjeve, kam arritë me provu edhe 1 laryshi ushqimesh e pijesh italiane; pasta, pica, sanduiç focaccia, gelato, tiramisu, aperol spritz etj.
Ende pa u nis për n’Romë e kam pas’ t’qartë që për me e provu “kajmakun” e kuzhinës italiane ka me m’u dashtë me iu shmang lokaleve t’frekuentume prej turistëve dhe me gjurmu ma shumë vende ku ka ma tepër vendas (Romakë) apo përgjithësisht italianë. Këtë edhe kam provu me e ba, duke mos u ul n’vende që n’shikim t’parë duken joshëse, por duke e analizu pak mënyrën se qysh kamarierët dhe njerëzit e ulun n’lokale ndërveprojshin mes vehte, dhe mundem me thanë që kjo qasje asht tregu e suksesshme për mu, meqë vërtetë çdo ushqim që e kam provu ka shiju shumë dhe ka pas’ çmim t’aryeshëm. E kur flas për çmime t’arsyeshme, e kam fjalën t’arsyeshme për vendin n’t’cilin kam shku (Romën), periudhën (sezona e verës + plot turista) dhe cilësinë e sasinë e ushqimit. Kështu përshembull, me 10-12 euro mundesh lirisht me u ngi me 1 super-picë romane t’mbushun me çfarëdo lloj përbërës: perime, mishna t’ndryshme, kërpudha, djathna, erëza, salca e ç’mos tjetër.
Ngjashëm, mendoj se edhe akulloret dhe kafet kanë pas’ çmim t’përballueshëm, meqë n’shumicën e vendeve mujshe me hangër akullore me 2.5-3 Euro e me u shkri krejt. Këtë gja, personalisht e kam ba 4 ditë rreshtazi, duke i shoqnu ecjet e mija me super-akullore, specifikisht me ato që kishin shije tiramisuje dhe kafeje. Biles, mundem me thanë që as nuk e kisha kurreshtjen me ndrru shije, se aq shumë m’shijojshin. Ecjet e tilla, t’mbushuna plot ambëlsi e freski kanë qenë definitivisht ndër gjanat që ma kanë ndreçë udhëtimin dhe e kanë pasunu përvojën tem prej turisteje, meqë kështu e gjejsha vehtën rrugicave simpatike t’Romës – atyne rrugicave t’shtume me kalldërëma, t’mbushuna me kafiteri e restaurante t’vogla dhe t’shoqnume me muzikë rrugësh – e që i shkojshin shumë energjisë t’këtij qyteti t’stërngarkum me njerëz (turista).
Megjithatë, si dikush që ka qejf me u tregu praktik n’vende ku ka turma, n’shumë raste e gjejsha vehtën t’irritume me njerëzit përreth, sidomos turistët amerikanë, t’cilët nuk kishin aspak konsideratë për t’tjerët dhe kishin tendencë me e blloku nji rrugë t’tanë duke u ndalë vend e pavend, ose duke kriju grupe, duke ba fotografi dhe duke mos leju qarkullimin e tjerëve. E me aq sa kam qëndru, kjo gja ndodhke n’çdo atraksion turistik: n’Fontanën Trevi, n’shkallët Spanjolle, Vatikanin etj.
Mundem me thanë që hijeshinë dhe madhështinë e vendeve dhe artefakteve, dukshëm e prishke prania e madhe e turistave dhe qasja e tyre insistuese që me nxjerrë foto prej secilit kand t’mundshëm. Kjo gja, rezultojke edhe n’irritimin e vendasve dhe pasqyrohej dukshëm edhe n’trajtimin që ua bajshin turistëve, sepse, n’shumë raste, t’mllefosun me ta romakët silleshin ashpër, me përbuzje dhe me arrogancë ndaj tjerëve – gja që mu nuk m’ka pëlqy aspak.
E vetmja kohë kur qarkullimi nuk ishte ma problem, ishte kur fillonin reshjet, e kur turistët brenda pak minutash shpërbaheshin. Tek qat’herë arrijshe me i pa e me i shiju vendet e bukura. E unë shiun e kam shfrytëzu maksimalisht për me e ba 1 gja t’tillë, anipse përfundojsha e lagun e e bame qull sikurse 1 pulë e lagët. Biles, pamjet ma t’bukura i kam shiju n’hapësira t’braktisuna prej njerëzve që i shmangeshin shiut. E nji prej këtyre vendeve, ishte edhe parku i njohun si “Villa Borghese” – park ky, që me t’drejtë e mbante këtë emën, meqë vërtetë arrije me pa e kuptu që dikur ky vend ka qenë i krijum’ dhe frekuentum’ prej nji klase t’privilegjume njerëzish t’cilët i kanë dhanë randësi t’jashtëzakonshme gërshetimit t’natyrës me artin, specifikisht skulpturën dhe arkitekturën.
N’anën tjetër, gabimin ma t’madh që mujshe me e ba n’rast se bike shi, ishte me u ulë a me u strehu me ndonji çadër t’ndonji restauranti – meqë vendet u stër-mbushshin me njerëz, shërbimi ishte i dobët dhe e kishe përshtypjen që edhe kamarierat po t’shërbejnë veç sa me t’hjekë qafe, anipse, kishte edhe raste kur futja n’ndonji lokal ishte e nevojshme meqë shiu bahej i padurueshëm. N’raste t’tilla, zgjidhja ma e mirë – sipas mendimit tem – mbetke me porositë 1 aperol dhe me e shiju atë nën zhurmën e pikave t’shiut.
Prej gjanave që m’ka lanë përshtypje kudo që jam ulë e kam porositë diçka me pi, asht praktika e servimit t’pijeve, sidomos aperitivëve sikurse Aperol Spritz-i ose Campari Spritz-i, t’cilët n’shumicën e rasteve shoqnoheshin me ndonji “snack” / grickë: çipsa, brusketa, kikirika – e që m’asht duk’ gja e mirë-mendume dhe praktikë joshëse për me t’shti me pi tutje. Kështu, me 6-9 Euro, ti mrrijshe me shiju nje shpricer dhe me grickatë kapak për qejfi, e që definitivisht ja vlejke.
Megjithatë, kushdo që shkon për herë t’parë n’Romë, asht mirë poashtu me e pas’ parasysh se italianët, veçanarisht ata që punojnë n’bare e restaurante kanë tendencë me ta imponu pak porositjen e pijeve alkoolike, dhe se munden me qenë t’bezdisshëm n’rast se nuk porositë pije me ushqim. Këtë gja e kam vërejtë qysh t’vendet e para ku jam ulë, dhe e njëjta ndjesi e përvojë m’ka përcjellë gjatë tanë qëndrimit tem aty, Madje, kish raste kur e vërejsha që marrja e porosisë (pa pije alkoolike) e determinojke dukshëm raportin me t’cilin vazhdojke tutje kamarieri dhe shërbimi – gja që nuk m’ka pëlqy aspak dhe m’asht duk’ imponuese pa pikë nevoje, sidomos kur e mendoj që ka njerëz që nuk e pëlqejnë alkoolin, nuk e konsumojnë për arsye religjioze, shëndetësore apo personale dhe u krijohet nji ambient përjashtues.
Duke i injoru disa aspekte sociale e kulturore t’italianëve romak, e që kryesisht lidhen me qasjen e tyre ndaj turistëve dhe dërmimin që ata e pësojnë përgjatë sezonës t’verës, ku njerëz prej anë e mbanë botës vijjnë dhe me ose pa dashje ua prishin kualitetin e jetës vendasve, duke mos pas’ n’kosideratë që Roma sa asht vend turistik, po aq edhe asht vendi ku t’tjerët jetojnë dhe punojnë, mendoj se Romakëve duhet me ua zgjatë dorën për disa gjana: arkivimin dhe ruajtjen fanatike t’artit, kulturës dhe historisë romake, shijen dhe merakun për ushqim dhe pije, dhe shijen për modë, dizajn, materiale, premje dhe qasjen ndaj përditshmërisë, sepse, vërtetë me aq sa kam pa, italianët i kushtojnë randësi ritualeve t’përditshme sikurse janë: veshja e përditshme dhe stili individual, shijimi i çasteve t’vogla dhe krijimi i rutinave simpatike sikurse pirja e kafes, drekimi i përbashkët dhe shetitja n’kambë – krejt këto gjana që mu m’shtijnë me ja rekomandu secilit/ës me shku n’Romë po patën mundësi t’paktën 1 herë n’jetë./Katror.info/