Nëse je nji nga meraklitë e ushqimeve interesante dhe kombinimeve t’pazakonta atëherë sot e ke mundësinë me u njoftu me nji recetë interesante, krokante dhe unike n’çdo kuptim t’fjalës.
Njoftohu me shijen e sallatës verore “Waldorf” – sallatë kjo që përmbanë copëza pule, molle, selino dhe arra; përbërës këta t’zhytun n’dressing kremoz, e që padiskutimisht krijojnë nji kombinim unik t’shijes dhe t’teksturës me secilën kafshatë që e merr. E çka asht edhe ma e mira – këtë sallatë e ke hazër brenda pak minutave, mjafton me i ndjekë hapat e maposhtëm.
PËRBËRËSIT:
1/2 sallatë e gjelbër (e grigë)
400 gr gjoks pule i pjekun (i prerë n’kubëza)
1 mollë e gjelbër (e prerë n’kubëza t’vogla)
3 trupa selino (t’prera n’kubëza t’vogla)
200 gr rrush (kokrrat e prera n’mes)
100 gr arra
Langu dhe lëvorja e 1 limoni
5 lugë gjelle jogurt grek
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji biber i zi

HAPI 1:

Vendos n’nji enë t’thellë shto erëzat, langun dhe lëvoren e limonit dhe jogurtin grek e me tel kuzhine përzije masën deri t’bahet e njitrajtshme.
HAPI 2:

Shto përbërësit e grirë dhe përziji me dressingun e pastaj bashkoji ato edhe me sallatën e gjelbër. Vendose sallatën 15-20 minuta me u ftohë n’frigorifer dhe servo.
REZULTATI:

Servoje këtë sallatë kurdo që pret mysafir dhe ke qejf me i njoftu ata me nji pjatë dhe shije t’re. Madje kjo recetë asht shumë e përshtatshme me u përgatitë nëse t’ka tepru gjoks pule prej drekës a darkës t’djeshme, por edhe ke dëshirë t’nesërmen me marrë diçka me vehte n’punë. Kështu, sikurse kutitë e pauzave me perime dhe sallatë pule me kastraveca turrshi, mundesh këtë sallatë me e përdorë si kombo.
E mbasi veç jemi te sallatat interesante dhe unike kurdo që je n’disponim, mos e le pa e provu edhe pasta-sallatën me dredhëza, sallatën me sos tahini, panzanella-n (sallatën krokante italiane), ose sallatën me tortellini; receta këto ideale për periudhën pranverë-verë e që definitivisht kanë me t’pëlqy shumë. Shijo! /katror.info/
Përgatiti:
