Kushdo që i parapëlqen smoothie-t ekzotike, e din sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu konsistencën e smoothie-t qysh e don, sidomos kur nuk na e qet xhepi gjithë me ble mango, kokosa e ananasa. Andaj, ne kemi vendos me nda me ty recetat e smoothie-ve ekzotike, t’cilat janë ty’përballueshme për xhepin me u përgatitë.
Mos e le pa e nisë ditën me 1 prej 1smoothie-ve me bostan, sidomos nëse je merakli/ke i/e shijeve ekzotike dhe freskuese, meqë shija e bostanit n’kombinim me përbërësit e asht shije t’cilën DUHESH me e provu t’paktën nji herë qoftë për mëngjes, pauzë ose pas ushtrimeve.
1. Smoothie klasik me bostan

Klasik, i thjeshtë, shpejtë dhe lehtë me u përgatit’ padyshim asht smoothie klasik me bostan, që definitivisht ja vlenë me e provu e me pi përgjatë ditëve t’nxehta. Mjafton me i ndjekë udhëzimet tona e me i siguru përbërësit e paktë t’tanë.
2. Smoothie me bostan dhe pjeshkë

A t’ka shku mendja najherë me përgatitë smoothie me bostan dhe me ja shtu pijes edhe do pjeshkë? Nëse jo, atëherë po t’rekomandojmë me ja dhanë shancën smoothie-t me bostan dhe pjeshkë, sidomos nëse je merakli/ke i/e këtyre 2 frutave.
3. Smoothie me bostan dhe ananas

Shije ekzotike padiskutimisht gjindet edhe n’këtë super-recetë t’smoothie-t me bostan dhe ananas, ku që t’2 frutat japin krejt çka asht e nevojshme e kriter për me hy n’listën e kombinimeve tropikale. E që nuk don shumë kohë e mund e tregojnë udhëzimet tona.
4. Smoothie me bostan dhe kastravec

Bostan e kastravec bahen bashk për me ta ofru krejt freskinë e nevojshme përgjatë mëngjeseve, e pse jo edhe darkave t’nxehta. E këtë ma s’miri e gërsheton smoothie me bostan e kastravec i cili përmbanë edhe vlera ushqyese e detoksifikuese.
Servoji smoothie-t n’gotë, dekoroje me rriskë bostani dhe konsumoje pijen menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. Nëse t’pengojnë farat e bostanit – sigurohu me e blu ma gjatë smoothie-n, ose me e sitë pijen me sitë t’çajit para servimit.
E meqë jemi tek pijet e “flladitshme” dhe plot shije, mos e le pa e provu edhe limonatën klasike, smoothie-n me pjepën, ose mentë-limonatën – trijat këto super pije e që ja vlenë me i përgitë gjatë verës. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
