Meqë jemi n’verë, s’do fjalë që shijet ekzotike janë t’parapëlqymet kur bjen fjala tek pijet e ndryshme dhe smoothie-t. Andaj, ne kemi vendos me nda me ty recetat e smoothie-ve ekzotike, t’cilat janë ty’përballueshme për xhepin me u përgatitë dhe që nuk marrin shum⌂ kohë.
A t’ka shku mendja najherë me përgatitë smoothie me bostan dhe me ja shtu pijes edhe do pjeshkë? Nëse jo, atëherë po t’rekomandojmë me ja dhanë shancën këtij kombinimit, sidomos nëse je merakli/ke i/e shijeve ekzotike dhe freskuese.
PËRBËRËSIT:
3 rriska mesatare bostan (t’prera n’copë)
1 e 1/2 (e prerë n’copa)
2 lugë gjelle jogurt grek
2-3 gjethe mente
1 lugë e mesme mjaltë
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme. Servo.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë, dekoroje me pak mentë dhe konsumoje pijen menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. Nëse t’pengojnë farat e bostanit – sigurohu me e blu ma gjatë smoothie-n, ose me e sitë pijen me sitë t’çajit para servimit.
E meqë jemi tek smoothie-t verore, moe e le pa e provu smoothie-n me pjepën, ose smoothie-n me bostan e kastravec. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria