Anglezo-amerikanët kanë ardhë me nji super ide kur e kanë zbulu mes-vaktin e njohun si “Brunch”, e që me e shpjegu shkurt e shqip i bjen nji mes-vakt mes mëngjesit e drekës, i cili ka elemente t’2 vakteve e që asht i përshtatshëm për mbledhitë me miq e familje vikendeve dembele.
Nji pjatë me salmon t’tymosun asht nji pjatë e përsosun për çdo rast, veçanarisht për nji “Brunch” t’stilit amerikan. E mbushun plot me ushqime t’freskëta e që kombinohen n’mënyrë perfekte me njana tjetrën, kjo pjatë asht ideale me u përgatitë për vikendet dembele, ku as mëngjesin nuk e mrrinë, por as drekën dhe i len hapësirë këtij mes-vakti t’njohun si “Brunch”.
PËRBËRËSIT:
Salmon t’tymosun (i prerë n’rriska)
Kastravec (i prerë n’rriska)
Limon (i prerë n’rriska)
Qepë e kuqe (e prerë n’kubëza t’imëta)
Avokado (e prerë n’rriska)
Djathë feta (ose e prerë ose jo)
Tomatina (t’ndara n’dysh)
Ve t’ziera (t’prera n’rriska)
Keksa t’njelbët
Mix farash (susam, fara liri e luledielli)
Açuga (Anchovies)
Kopër t’freskët
HAPI 1:
Poziciono përbërësit pak e nga pak në pjatë.
HAPI 2:
Vazhdo me e mbushë pjatën me përbërës deri sa t’mbushet plotësisht e servo.
REZULTATI:
Servoje pjatën n’tryezë e shoqnoje atë me Bagels (gjevreka amerikan) t’rreshkun, kroasan, bukë t’rreshkun apo keksa t’njelbët. Ti poashtu mundesh me i përgatitë e me ja shtu pjatës edhe sosa e salca t’njelbëta sikurse janë Sosi me pasul dhe spec, Baba Ghanoush-i apo Sosi Tzaziki.
Mos harro me i bashkangjitë tryezës kafe e Mimosas (mix i langut t’portokallit me prosecco) . Kurse për fëmijë, mundesh me e përgatitë smoothie-n me dredhëza e ananas e me ua dhanë për konsum. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria