Nji prej trendeve “virale” t’recetave n’rrjetet sociale s’voni janë ba sanduiçët me kastraveca – kafshata këto ideale për me i përgatitë nëse je ra n’hall se çka me hangër n’këtë zheg, çka me ju përgatit’ fëmijëve që janë nazeli, apo edhe mysafirëve për me jaa prishë pak deri sa t’i vie vakti drekës a darkës.
Kafshatat e kastravecave me salmon t’tymosun janë specialitet ideal me u përgatit’ po vendose me grickatë diçka krokante e plot shije, apo me gostit’ mysafir. Kështu, me pak përbërës, ti ke mundësinë me servu diiçka t’mbushun plot shije e ekstravagancë dhe freski, anipse n’thelb asht tanësisht recetë e lehtë, thjeshtë dhe shpejtë.
PËRBËRËSIT:
2 kastraveca t’mëdhenj (t’prerë n’rriska)
2000 gr salmon i tymosyn
80 gr kopër (i imtësum)
150 gr krem-djathë
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
1/2 lang i shtrydhun limoni
HAPI 1:
Preji kastravecat n’rriska mesatarisht t’trasha dhe vendosi n’nji pjatë me pallomë sipër – n’mënyrë që me e përthithë ujin e tepërt.
HAPI 2:
N’njji enë t’thellë shto krem-djathin, langun e limonit, koprin e grirë imët dhe kripë e biber sipas shijes. Përzije masën mirë deri sa t’bahet e njitrajtshme. Merr nga 1 lugë t’mesme krem-djathë dhe vendose sipës recilës rriskë t’kastravecit. Shtrije masën mirë dhe sipër shto nji rriskë salmoni t’cilën e mbështjellë n’formë rrethore. Këtë hap përsërite me secilën rriskë. Vendosi kafshatat n’frigorifer për 15-20 minuta dhe servo.
REZULTATI:
Servoji këto kafshata me pak kopër sipër salmonit për nji pamje ma t’miirë dhe bashkojani cilës do tryezë. Këto kafshata padiskutimisht janë nji “snack” ideal ppër ndonji mes-shujtë t’shnetshme, por ende ma t’përshtatshme dhe t’rekomandueshme për servim janë për ndonji aheng apo ndejë me miq e familjar – sidomos kur servohen edhe me paragjella e starter-a t’tjerë sikurse janë: brusketat, tomatinat e mbushuna me djathë, apo kërpudhat e mbushuna me qiqra dhe arra.
E pasi që veç jemi tek mezet dhe gjanat e mira, mos e le pa u informu për krejt gjanat që DUHESH me i ditë kur je t’u gostitë mysafir. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria