A ke ra n’hall se çka me marrë me vehte n’punë, sepse edhe ushqimi i gatshëm t’asht ba bajat? Mos u merakos, sepse ne e kemi nji super ide se çka mundesh me përgatitë e me marrë me vehte n’punë.
Kuti pauze me ve dhe sos avokadoje asht sygjerimi jonë për kando që don me u ushqy mirë, shnetshëm e pa u lodhë shumë n’përgatitje t’shujtave. Këtë e dëshmojnë udhëzimet tona t’maposhtme.
PËRBËRËSIT (1 servim):
1/2 spec i kuq paprike (i prerë n’fije)
1 kastravec (i prerë n’fije)
1/3 avokado sos (i përgatitun n’blender)
2 ve t’ziera (t’prera n’mes)
2 rriska proshutë viçi
2 rriska kashkavall
Kripë (Opsionale)
1 lugë çaji lang limoni
PËRGATITJA:
Shto avokadon n’blender me pak kripë, lang limoni (1 lugë çaji) dhe bluje n’blender. Masën e bluar me avokado shtoje ndaras n’kutinë e pauzës. Bashko specat dhe kastravecat, bashk me vezët e ndara n’mes e t’shoqnume me rriska kashkavalli dhe proshute. Bashkoji vezët me proshutën dhe kashkavallin me rrëmojëse për mos me t’u nda komboja. Vendose kutinë n’frigorifer e kurdo që untohesh nxjerre dhe haje – nuk ke nevojë me nxe asgja.
REZULTATI:
Ti mundesh t’njejëtën përgatitje me e ba edhe për fëmijët e me ua dhanë për shkollë, ose me përgatitë shujtën e njejtë për 2 ditë rreshtazi dhe me e rujtë n’frigorifer pa problem. Poashtu, mundesh këto shujta me i shoqnu me nga nji supë apo smoothie, që me qëndru i/e ngopun për ma gjatë. N’rast se dëshiron me përgatitë ndonji supë, përgatite njanën prej 4 supave tona. Kurse nëse je ma tepër kah anon për smoothie, ne ta rekomandojmë smoothie-n me avokado dhe boronica – kësisoji avokadoja e mbetun nuk t’shkon posht.
Listës së rekomandimeve për kutitë e shnetshme, po ja shtojmë edhe kutinë me ve dhe proshutë pule, e cila asht 1 prej 5 kutive t’pauzave t’cilat kushdo mundet me i përgatitë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria