Dijetat dhe rezhimet ushqimore strikte nuk janë praktika të cilat ne i përkrahim, sepse besojmë që secili prej nesh duhet me e shiju ushqimin pa u ndje n’faj e pa e gjyku vehten vazhdimisht për atë se çka han. Megjithatë, jemi përkrahës t’tentativave për me u ushqy sa ma shnetshëm, por me ja leju vehtës edhe me e shiju ushqimin, me u ngopë e pse jo edhe me ja prishë ndonjiherë.
Për me e pasë ma t’lehtë me marrë n’punë diçka t’mirë, t’shijshme, t’shnetshme dhe t’lehtë për përgatitje, ne t’i kemi listu 5 rekomandime tona për kutitë e shnetshme t’pauzave. Rekomandime t’tilla ‘pos që kanë me ta rujtë shnetën, kanë me ta rujtë edhe xhepin.
1. KUTI PAUZE ME PERIME DHE HUMUS
Kutia e pauzës me perime dhe humus asht sygjerimi ma i lehtë për adhuruesit e humusit apo edhe vegjetarianët e veganët E ma e mira asht që ti mundesh t’njejëtën përgatitje me e ba edhe për fëmijët e me ua dhanë për shkollë, ose me përgatitë shujtën e njejtë për 2 ditë rreshtazi dhe me e rujtë n’frigorifer pa problem.
2. KUTI PAUZE ME PERIME DHE SALLATË PULE ME KASTRAVECA TURRSHI
Ne e kemi nji super ide se çka mundesh me përgatitë e me marrë me vehte n’punë, sidomos nëse t’ka tepru pulë prej dreke apo darke. Bahet fjalë për kutinë e pauzës me perime dhe sallatë pule me kastraveca turrshi. Madje ky sygjerim len hapësirë për përgatitje jo vetëm t’kutisë për me marrë me vehte, por edhe t’sanduiçëve.
3. KUTI PAUZE ME “BAGELS”
Kutia e pauzës me “Bagels” apo xhevrek asht ideale për pauzat e lehta dhe nuk don shumë punë. E shoqnume me Tzaziki sosin (sosin grek), perime dhe ve, kjo shujtë asht ma se e mjaftueshme për nji pauzë dreke. Plus, kjo recetë asht vegjetariane (jo vegane) – tamam për kando që nuk e komsumon mishin,
4. KUTI PAUZE ME VE DHE PROSHUTË PULE
Listës së rekomandimeve për kutitë e shnetshme, po ja shtojmë edhe kutinë me ve dhe proshutë pule, që pa dyshim asht nji super kombo e thjeshtë me u përgatitë e fort ideale për kando që asht duke u rujtë pak n’ushqim, por që insiston me marrë proteina prej produkteve shtazore (mishit, vezëve dhe djathit).
5. KUTI PAUZE ME DJATHË DHE SUXHUK BOSNJE
Ti që priton me i nxjerrë vehtës punë n’kuzhinë, e që mundohesh sa ma pak me pjekë e me zi – kjo recetë asht idealja për ty. Kutia e pauzës me djathë dhe suxhuk t’Bosnjes asht tipike kuti e dembelave t’mençur, meqë s’do mund thujase hiç, por arrinë që me t’ngi e mos me i mungu as shija. E këto racione mundesh me i ba gati edhe për ma shumë ditë, me i ru n’frigorifer e me i marrë me vehte kudo.
Këto kombinime janë veç disa alternativa se çka mundesh me marrë me vehte për pauzë, me ju përgatitë fëmijëve e besa edhe me e kursy kohën tande n’kuzhinë. E nëse mendon që ke nevojë me pasë edhe diçka t’langshme n’shujtat e tua, ne ta rekomandojmë me i shoqnu këto shujta me nga nji smoothie (smoothie-n me mango dhe ananas, apo smoothie-n me shegë), apo supë (supa me spec t’kuq, apo supa me lulelakër). Shijo! /karor.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria