T’u u ndreçë koha e t’u ju afru verës po shkojnë t’u u shtu ditët e netët e shoqnume me mish, perime, birra e skarë. E nëse je merakli/ke i/e skarës atëherë ne e kemi nji recetë simpatike dhe plot shije, e që po e provove jemi t’bindun që ke me e përgatitë ma shpesh e ke me e kombinu n’mënyra t’ndryshme n’raste ‘ttilla..
Mishi i viçit n’shtagë padiskutimisht që i shkon secilës pjatë – veçanarisht ditëve e netëve kur je mbledhë me familje e miqë e kur e dhezë skarën. Ai madje mundet lehtësisht me u kombinu me lloje t’ndryshme t’ushqimeve qoftë t’nxehta a t’ftohta, e që kësisoji ti mundesh me i kursy edhe t’nesërmen vehtes kohë.
PËRBËRËSIT:
1 kg mish viçi (i prerë n’kube)
3 lugë gjelle vaj ullini
2 thelpinj hudhër (t’grira imët)
1 qepë (e prerë n’copë)
Langu dhe lëkura e grirë e 1 limoni
1 lugë e mesme kripë
1 lugë çaji biber i kuq
1 lugë çaji biber i kuq kanellë
1 lugë çaji kurkumë / shafran
HAPI:
N’nji enë t’thellë shto vajin, langun dhe lëvoren e grirë t’limonit, hudhrat e grira dhe erëzat dhe me tel kuzhine përzije masën mirë deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme. Shto kubëzat e viçit n’pjatën me marinadë dhe përziji ato mirë deri sa ta përthithin marinadën.
HAPI 2:
Merr shkopthat e skarës dhe fillo nguliti mishin dhe copët e qepës nji pas nji n’to. Me brushë gatimi lyji perimet dhe mishin sipër dhe vendosi n’skarë apo n’tigan skare. Pjeki n’t’2 anët nga 10 minuta dhe servo.
REZULTATI:
Servoji shtagat me mish viçi me pak kopër t’freskët sipër e shoqnoji ato me ndonji pjatë orizi a bullguri dhe shfrytëzoji ato për me ta shoqnu cilëndo pjatë kryesore.
Ne ta rekomandojmë me i shoqnu ato, njilloj sikurse edhe perimet klasike n’skarë me sallatë patatesh me mustardë, ose me sallatën mediterane t’patateve – për opsione vegjetariane. Ndërkaq, për pjata me mish, ne ta rekomandojmë me i shoqnu perimet me qofte greke, ose me shniclle pule.
Ngjashëm ti mundesh me i përgatit’ edhe pulën me perime n’shtagë, apo perimet n’skarë (versioni vegan) për me pas’ nji laryshi opsionesh përgjatë ndejës me skarë. Biles nuk i ban dam as vehtës e as tjerëve po e përgatite edhe nji sallatë klasike kapreze për ektra shije. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria