Keksat e tërrshanës janë nji prej recetave ma t’lehta që mundesh me i përgatitë. Ato janë nji alternativë ma e shnetshme e ambëlsinave t’cilat anipse fort t’shijshme, janë tejet kalorike dhe jo t’mira për konsumim ditor.
Krejt çka t’duhet për përgatitjen e keksave t’tërrshanës me thana e çokollatë t;bardhë asht pak harxh e pak vullnet. E ideale për fundvit, këto keksa veç çka ja shtojnë lezetin dimrit, vitit t’ri e tryezave familjare, pa u mundu fort.
PËRBËRËSIT:
1 gotë tërrshanë
¾ gotë miell
1 lugë çaji pluhur pjekjeje / pecivë
1 lugë çaji kanellë pluhun
⅛ lugë çaji kripë
½ gotë sheqer i kafët
4 lugë gjalpë n’temperaturë dhome
1 ve n’temperaturë dhome
1 lugë çaji ekstrakt vanille
½ gotë thana / brusnica
¼ gotë copëza çokollate t’bardhë
HAPI 1:
Para se me fillu përgatitjen e brumit për keksa, nxeje furrën n’218 C. Merr tërrshanën, miellin, pluhurin për pjekje, kanellën dhe kripën e përziji mirë. N’nji enë t’thellë shto gjalpin dhe sheqerin e përzije masën qoftë me tel, apo mikser për 1-2 minuta; deri sa t’krijohet nji masë kremi prej gjalpit. Pastaj shto vezët dhe ekstraktin e vanillës, përzije masën mirë.
HAPI 2:
Vazhdo masës gradualisht me ja shtu miellin e përzier me përbërësit e thatë. Përzije masën, shtoji thanat / brusnicat dhe copëzat e çokollatës e=t’bardhë e sigurohu që me i përzi mirë t’gjithë përbërësit. Vendos letër për pjekje n’tepsi dhe krijo toptha bombice prej masës e vendosi sipër letrës. Vendose tepsinë n’furrë dhe pjeki keksat për 12-14 minuta. Largo tepsinë prej furrës, leji keksat me u ftohë për 30 minuta e pastaj servo.
REZULTATI:
Shijoji keksat me nji filxhan kafe apo çaj xhenxhefili, ose jepja fëmijëve me nji gotë qumësht, ruji dikund ku nuk ka lagështi. Kuptohet, nëse qëndrojnë aq gjatë pa u hangër. Ndërkaq, ne jemi t’bindun që kurrë ma shpejtë nuk ke me mbrri me përgatitë keksa, as ma t’shijshëm e as ma t’shëndetshëm sese këta. E ngjashëm, ti mundesh me i përgatitë edhe keksat prej tërrshanës, apo keksat me gjalpë kikiriku, që poashtu i ke gati n’dakik, madje nuk ke nevojë me i pjekë hiç. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria