katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Distria siguron gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos
    11 hours ago
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
    16 hours ago
    Doganat e Ballkanit Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin për tregti pa pengesa
    17 hours ago
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
    4 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    7 hours ago
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
    15 hours ago
    Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon
    18 hours ago
    Turizmi në rritje: ASK flet për më shumë vizitorë gjatë vitit 2024
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    7 hours ago
    Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri
    18 hours ago
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    2 days ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    1 day ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    3 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    5 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    2 days ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    4 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga e shëndetshmja tek e ëmbla: Çka kanë menytë e kopshteve publike?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Nga e shëndetshmja tek e ëmbla: Çka kanë menytë e kopshteve publike?

Last updated: 11/04/2024 1:54 PM
107 Shikime
Shpërndaje
Foto: Arben Hoti / REL

Dy fëmijët e Blerta Ahmetit, çdo ditë në çerdhe, kanë dy shujta të ngrohta dhe një mes-shujtë me perime.

Contents
Çka parasheh udhëzuesi për ushqimet në çerdhe?Si furnizohen çerdhet me ushqime?Çka thonë nutricionistët?Si është e rregulluar çështja e ushqimit në vende të tjera?Si qëndron çështja në vende të BE-së?Si qëndron çështja në vende të BE-së?Kontribuuan: Jetmira Delia-Kaci, Isuf Kadriu, Tijana Radulloviq. Marrë nga Radio Evropa e Lirë.

E ëma e vajzës gjashtë vjeçe dhe djalit një vjeç e gjysmë tregon se menyja ushqimore për të vegjlit e saj dhe bashkëmoshatarët e tyre përfshin lloje të ndryshme supash, gjellë me perime, me mish ose pa të, fruta, kos dhe qumësht.

“Ka edhe sasi të mjaftueshme. Nëse fëmijët kërkojnë edhe një pjatë, ajo u jepet. Kryesorja janë të ngopur”, thotë Blerta për Radion Evropa e Lirë.

Mundesh me e lexu edhe…

Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’

Fëmijët e saj shkojnë në një çerdhe publike në Prishtinë, e cila ofron kujdes dhe edukim për grup-moshat 1 deri në 6 vjeç.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për secilin, Blerta paguan 50 euro në muaj dhe thotë se është tejet e kënaqur.

Ndonjë ushqim që nuk ofrohet në kopsht, si për shembull avokado, Blerta thotë se kujdeset që t’ua kompensojë me vaktet që hanë në shtëpi.

Foto: Arben Hoti / REL

Në Prishtinë funksionojnë tetë kopshte publike dhe nëntë kopshte me bazë në komunitet, me rreth 2.600 fëmijë gjithsej.

Ndërkaq, në të gjithë Kosovën, sipas Agjencisë së Statistikave, janë 49 çerdhe publike dhe 177 private.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Udhëzuesi “Planifikimi i ushqyerjes në institucionet parashkollore në Kosovë”, i hartuar nga Ministria e Arsimit në vitin 2021, vlen për të gjitha çerdhet në nivel vendi.

Çka parasheh udhëzuesi për ushqimet në çerdhe?

Udhëzuesi rregullon sasinë e ushqimeve që duhet t’u jepet fëmijëve.

Me të përcaktohen edhe kaloritë që duhet t’i marrin ata, ashtu si dhe proteinat, vitaminat, hekuri, yndyrat dhe fibrat.

Rëndësi i kushtohet edhe lëndës së parë, përkatësisht vajit, bukës, qumështit, vezëve dhe mishit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Udhëzuesi rregullon, po ashtu, ushqimet për fëmijë me kërkesa specifike.

Të kontaktuara nga REL-i, disa institucione parashkollore jashtë Prishtinës konfirmojnë, po ashtu, se udhëzuesi zyrtar për ushqime zbatohet.

Drejtoresha e një çerdheje publike në Drenas, Blerentina Gashi, thotë se institucioni që drejton, e ka kuzhinën brendapërbrenda, ku gatuhet për rreth 170 fëmijë.

Ajo tregon se ushqimi përgatitet çdo ditë i freskët, duke iu përmbajtur udhëzuesit, por edhe rekomandimeve të një pediatri të angazhuar nga komuna.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Fokusi është te pemët, perimet dhe produktet e qumështit dhe mishit. Është me rëndësi që të jenë të freskëta. Nëse ndodh që perimet nuk janë të freskëta, ato i kthehen furnizuesit dhe kërkohen të freskëta. Nuk kemi pasur asnjëherë ankesa nga prindërit”, thotë Gashi.

Si furnizohen çerdhet me ushqime?

Ngjashëm sikurse çerdhja në Drenas, edhe disa të tjera nëpër Kosovë i kanë kuzhinat e veta, ndërsa për ato në komunën e Prishtinës përkujdeset ndërmarrja publike lokale Kuzhina Qendrore.

Kjo ndërmarrje, sipas kryeshefit Asdren Osaj, ka të themeluar Komisionin e Menysë – të përbërë nga nutricionistët, përfaqësuesit e çerdheve, këshilli i prindërve dhe kuzhinierët – i cili përkujdeset për zbatimin e udhëzuesit për ushqime.

Foto: Bujar Terstena /REL

“Komisioni i Menysë e monitoron vazhdimisht menynë dhe në bazë të vlerësimeve, kohë pas kohe, e plotëson atë, duke shtuar produkte të reja, ose duke i hequr ato që konsumohen më pak”, thotë Osaj për Radion Evropa e Lirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas tij, Kuzhina Qendrore merr çdo ditë numrin e saktë të fëmijëve në çerdhe, përgatit ushqimet për tri vakte, i paketon në kushte të sigurta dhe i transporton nëpër institucionet parashkollore.

“Nga kjo kuzhinë, çdo ditë na vjen ushqim i freskët për 163 fëmijët e çerdhes”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mihrije Spahiu, drejtoreshë e një çerdheje publike në Lagjen Dardania në Prishtinë.

Për kontrollimin dhe monitorimin e ushqimit në çerdhe është përgjegjës Inspektorati Sanitar, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky inspektorat nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se si kontrollohen dhe monitorohen çerdhet dhe a u përmbahen ato menyve të hartuara.

Por, nga Këshilli i prindërve të fëmijëve në institucionet parashkollore në Prishtinë thonë se nuk kanë ankesa.

“Ne, herë pas here, i monitorojmë çerdhet për respektimin e menysë, sasisë dhe mënyrës së servimit”, thotë Urim Seferi nga ky këshill dhe shton se “prindërit janë të kënaqur”.

Foto: REL

Çka thonë nutricionistët?

Nutricionistja dhe dietologia Dhurata Nasufi Halabaku konsideron se çështja e ushqimit në institucionet parashkollore në Kosovë është e rregulluar mirë për të gjitha grup-moshat.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas saj, ushqimi që ofrohet në bazë të udhëzuesit, është i shëndetshëm, gjë që u mundëson fëmijëve zhvillim të shëndoshë fizik.

Ajo thotë se fokusi duhet të mbahet tek ushqimet vendore, përkatësisht te pemët dhe perimet stinore, kultivimi i të cilave nuk stiset “me hormone apo pesticide”.

“Yndyrat janë një faktor tjetër me rëndësi. Ato nuk duhet të jenë me përmbajtje shtazore, por bimore”, thotë Nasufi Halabaku.

Nutricionistja shpreh shqetësim për fëmijët mbi 6 vjeç, pasi, siç thotë, në mungesë të përgatitjes së ushqimit në të gjitha shkollat, “fëmijët, në shumicën e rasteve, ushqehen me ushqime të shpejta”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ato, sipas saj, nuk janë të shëndetshme dhe mund të shkaktojnë mbipeshë.

Çështja e ushqimit në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë është e rregulluar me një udhëzim administrativ, në bazë të të cilit komunat veç e veç janë përgjegjëse për krijimin e kushteve për ushqim.

Në bazë të disa informacioneve që ka siguruar REL-i, disa shkolla i kanë kuzhinat e veta ku përgatisin ushqime, disave ua sigurojnë operatorë privatë, e në disa të tjera nxënësit dalin jashtë hapësirave shkollore dhe ushqehen nëpër lokale të ndryshme, gjatë pushimit të gjatë.

Foto: Bujar Terstena/REL

Si është e rregulluar çështja e ushqimit në vende të tjera?

Në kopshtet publike në Shqipëri, për shembull, ushqimi sigurohet nga pushteti vendor, ndërsa në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, shkollat publike nuk ofrojnë ushqim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga viti 2018, menyja për kopshtet ka ndryshuar duke u bazuar në disa rekomandime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për një ushqyerje të shëndetshme.

Synim ka qenë reduktimi i mishit – që ishte i përditshëm në vaktin e drekës – deri në 3-4 herë në javë, zëvendësimi në disa raste me pulë apo peshk, si dhe shtimi i perimeve dhe frutave.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve thotë për Radion Evropa e Lirë se ushqimi sigurohet nga pushteti vendor përmes strukturave përkatëse, të cilat janë gjithashtu përgjegjëse për përcaktimin e sasisë dhe cilësisë së çdo produkti.

Radiana Rrumbullaku, vajza e së cilës shkon në një kopsht në Tiranë, thotë se është e kënaqur me ushqimin që i jepet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mëngjesi ka tërshërën, vezën… dreka ka gjithnjë gjellë të shoqëruar me sallatë… pasditja ka fruta ose bukë me gjizë pa kripë. Jam e kënaqur, vajza mësoi të hajë çdo gjë”, thotë Radiana, duke treguar se paguan 3.600 lekë, apo 36 euro në muaj.

Në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, ushqimi i fëmijëve në kopshte është i rregulluar me një ligj, që përcakton normat e ushqimit të fëmijëve në institucionet e kujdesit parashkollor.

“Ushqimi për fëmijët në kopshte duhet të jetë i shëndetshëm, optimal dhe i ekuilibruar, i përgatitur me produkte ushqimore me vlera biologjike, që i plotësojnë nevojat energjetike dhe sigurojnë rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe parandalimin e sëmundjeve”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke cituar Ligjin mbi normat e ushqimit të fëmijëve në kopshte.

Kjo ministri, varësisht sezonit vjetor, shpall tenderë për furnizimin e kopshteve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fëmijëve u ofrohen dy vakte, mëngjes dhe drekë, si dhe dy ushqime të ndërmjetme.

Xhevushe Latifi, punonjëse shëndetësore në një kopsht në Shkup, publikon çdo javë në hyrje të kopshtit listën e ushqimeve për pesë ditët e punës.

Ajo thotë se institucioni i kujdesit të fëmijëve vepron në përputhje me dispozitat ligjore që kërkohen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ushqimi, sipas saj, përgatitet në kuzhinën e kopshtit nga specialistë të ushqimit që i nënshtrohen kontrollit të detajuar nga inspektorë të Agjencisë së Ushqimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Me ushqime furnizohemi nga kompani të ndryshme, të cilat aplikojnë në tenderët e shpallur. Përzgjedhja e tyre bëhet varësisht ofertës dhe cilësisë së ushqimit”, thotë Latifi për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë kopsht, Sara Ajdini, tani dy vjet, çon vajzën e saj tri vjeçe.

“Jemi shumë të kënaqur me kushtet. Ushqimi është shumë i mirë dhe i bollshëm për fëmijën. Është i shëndetshëm dhe kjo vërtet na bën të ndihemi mirë”, thotë ajo, duke treguar se një pjesë të pagesës – rreth 25 euro – e mbulon vetë, ndërsa tjetrën shteti.

Të ushqyerit e shëndetshëm në kopshte u siguron fëmijëve energjinë dhe lëndët ushqyese që u nevojiten për rritjen dhe zhvillimin e tyre siç duhet, thotë nutricionistja Valbona Kadriu, e cila trajton çështjen e ushqimit të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Edukimi i fëmijëve me ushqimin është thelbësor për të qëndruar të shëndetshëm gjatë gjithë jetës dhe për të mbrojtur veten nga sëmundje të zemrës, kanceri dhe diabeti”, sipas saj.

As në Maqedoninë e Veriut, shkollat fillore dhe të mesme nuk kanë programe ushqimore, pos atyre që përfshijnë edhe qëndrimin ditor.

“Ushqimi në shkolla organizohet vetëm në shkollat ku organizohet mësimi ditor. Sipas Ligjit për Arsimin Fillor nga viti 2019, shkolla fillore – në marrëveshje me prindërit ose kujdestarët dhe në përputhje me rregulloret në fushën e prokurimit publik – mund të organizojë nga një vakt për nxënësit gjatë qëndrimit në shkollë. Prindërit paguajnë për ushqimin”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhënë Radios Evropa e Lirë.

Afrim Tahiri ka dy fëmijë që i lë në qëndrim ditor në një shkollë të Shkupit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Jemi të detyruar t’i lëmë në qëndrim ditor, pasi unë dhe bashkëshortja jemi në punë dhe nuk ka se kush të kujdeset për ta. Kujdesi në shkollë është në nivel. Ushqimi është i mirë… Çdo ditë kanë ushqim të ngrohtë dhe fruta dhe këtë e paguajmë nga buxheti jonë”, thotë Afrimi për Radion Evropa e Lirë.

Si qëndron çështja në vende të BE-së?

Çekia, për shembull, si një prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian, aplikon të ashtuquajturën Skemë shkollore të frutave, perimeve, qumështit dhe produkteve të qumështit.

Në këtë nismë, që Komisioni Evropian ka ndërmarrë në vitin 2017, marrin pjesë më shumë se 134.100 shkolla dhe institucione parashkollore në nivel të BE-së.

Vetëm në Çeki, ajo mbulon mbi 928.000 filloristë nga rreth 4.000 shkolla.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me bashkëpunimin mes prodhuesve bujqësorë dhe institucioneve arsimore, nxënësve u shpërndahen ushqime falas, si: fruta, perime, qumësht dhe produkte të qumështit.

Për shembull, për një porcion fruta në Çeki ndahen rreth 30 centë për fëmijë nga fondet e BE-së dhe ato kombëtare, dhe më pak se 50 centë për qumështin.

Në nivel të BE-së, sipas të dhënave të fundit për vitin shkollor 2021/2022, Skema mbulon mbi 17.5 milionë fëmijë, nga të cilët 3.3 milionë janë nga institucionet parashkollore, 12.5 milionë nga shkollat fillore dhe 1.6 milion nga shkollat e mesme.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) nga viti 2023, numri i fëmijëve në BE është mbi 80.1 milionë, kështu që Skema e shkollës mbulon çdo të pestin fëmijë në BE.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si qëndron çështja në vende të BE-së?

Çekia, për shembull, si një prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian, aplikon të ashtuquajturën Skemë shkollore të frutave, perimeve, qumështit dhe produkteve të qumështit.

Në këtë nismë, që Komisioni Evropian ka ndërmarrë në vitin 2017, marrin pjesë më shumë se 134.100 shkolla dhe institucione parashkollore në nivel të BE-së.

Vetëm në Çeki, ajo mbulon mbi 928.000 filloristë nga rreth 4.000 shkolla.

Me bashkëpunimin mes prodhuesve bujqësorë dhe institucioneve arsimore, nxënësve u shpërndahen ushqime falas, si: fruta, perime, qumësht dhe produkte të qumështit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për shembull, për një porcion fruta në Çeki ndahen rreth 30 centë për fëmijë nga fondet e BE-së dhe ato kombëtare, dhe më pak se 50 centë për qumështin.

Në nivel të BE-së, sipas të dhënave të fundit për vitin shkollor 2021/2022, Skema mbulon mbi 17.5 milionë fëmijë, nga të cilët 3.3 milionë janë nga institucionet parashkollore, 12.5 milionë nga shkollat fillore dhe 1.6 milion nga shkollat e mesme.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) nga viti 2023, numri i fëmijëve në BE është mbi 80.1 milionë, kështu që Skema e shkollës mbulon çdo të pestin fëmijë në BE.

Kontribuuan: Jetmira Delia-Kaci, Isuf Kadriu, Tijana Radulloviq. Marrë nga Radio Evropa e Lirë.

/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicioni i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
TAGGED:cerdhet publikeKopshtet publikekuzhinatlajme të miraNutricionistetshendetiushqimet

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gjenden “thesare” të reja nën rrënojat e Pompeit
Artikulli i ardhshëm Të hyrat vetanake prej 60 milionë euro u barten komunave

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeopleSporti n'Katror

Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo

16 Shikime
Lajme të mira

Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës

15 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?