Kur vjen puna te mëngjeset plot shije, vezët nuk kanë se qysh me mungu n’rekomandimet tona. N’daç n’sy, n’daç omlet, e n’daç t’ziera, n’daç t’përziera – ato janë nji ndër ushqimet ma t’përshtatshme e ma ushqyese t’cilat i kemi n’dispozicion për me e startu ditën mirë. S’kemi as na qysh mos me ta rekomandu super-pjatën e radhës për mëngjes, që pos e shijshme, asht edhe e ushqyeshme e ideale për nji start t’mirë.
Nise ditën me nji pjatë t’shijshme e ngopëse me vezë t’përziera me gjizë. Mjafton me i nda 10 mintuta kohë n’kuzhinë e me maru njanin prej mëngjeseve ma t’mira, t’shijshme e t’lehta që naj herë i ke përgatitë.
PËRBËRËSIT (servimi për 2):
4 ve
1 lugë gjelle gjalpë
80 gr gjizë
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)

HAPI 1:

N’nji enë t’thellë shto vezët, gjizën, kripën e biberin e zi. Përzije masën mirë n’ndërkohë që tiganin e nxenë. N’tigan t’nxehtë shto gjalpin dhe pasi t’shkrihet shto miksin me vezë.
HAPI 2:

Fillo përziji vezët gjatë fërgimit për 5-7 minuta dhe largo prej tiganit e servoji pasi t’jenë shterrë e t’mos kenë mbet’ t’langshme.
- Advertisement -
REZULTATI:

Servo vezët me pak tomatina dhe rriska t’rreshkuna buke. Shijoje këtë mëngjes me 1 smoothie me karrotë dhe banane, apo me smoothie-n me dredhëza dhe ananas. E nëse t’pëlqen me nisë mëngjesin sa ma shëndetshëm e me plot vlera ushqyese, por pa u mundu shumë, pos kësaj recete, ne ta rekomandojmë edhe tortillën vegjetariane t’cilën e bon sa hap e mbyll sytë.
Ti poashtu mundesh me nisë mëngjesin me 1 prej 3 rekomandimeve t’tona për mëngjes t’mirë. Kurse për ditët kur don me përgatitë diçka qoftë për me hangër aty për aty, apo me e marrë me vehte për pauzë, mos e le pa e provu sanuiçin tonë italian me pesto dhe mocarellë, ose me sanduiçin me sallatë vezësh. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria