Ne po provojmë vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma t’mira e ma me shije që i dijmë e që besojmë munden me t’ndihmu me kriju shprehi t’mira t’t’ushqyerit. Andaj edhe shumë shpesh vijmë me receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie; t’cilat po pëlqehen prej shumë lexuesve, dhe me t’drejtë. E sot po t’njoftojmë me nji super-kombinim.
Smoothie me dredhëza dhe kungulleshë nji alternativë e shnetshme dhe efektive për me marrë ma shumë vlera ushqyese, pa pasë nevojë për shtesa artificiale. E këtë kombinim mundesh me ja ba gati sikurse vehtës, ashtu edhe fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë. E ma e mira asht, që shija e kungulleshës nuk hetohet aspak, ama benefitet e konsumimit t’saj janë prap se prap aty
PËRBËRËSIT (1 servim):
100 gr dredhëza t’ngrira
1/2 kungulleshë (e prerë n’copa)
1 kivi (e qëruar)
1 lugë gjelle jogurt grek
2/3 kube akull (për servim)
PËRGATITJA:

Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji për 2 minuta, deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe servo.
REZULTATI:

Servo smoothie-n n’gotë, dekoroje me rriskë dredhëze e konsumo menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Ngjashëm ti mundesh me e përgatitë edhe smoothie-n klasik me mango dhe karrotë, apo smoothie-n me hurma dhe çokollatë, e me marrë n’punë me vehte, me ua dhanë fëmijëve për n’shkollë, apo me e komsumu para ushtrimeve. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
