Kur vjen puna te mëngjeset plot shije, vezët nuk kanë se qysh me mungu n’rekomandimet tona. N’daç n’sy, n’daç omlet, e n’daç t’zime – ato janë nji ndër ushqimet ma t’përshtatshme e ma ushqyese t’cilat i kemi n’dispozicion për me e startu ditën mirë.
Ti mundesh me e nisë ditën me n’nji omlet t’shijshëm e ngopës, por edhe pak ma ndryshe se omletët e zakonshëm. Bahet fjalë për omletin e mbështjellun e t’mbushun me perime, omlet ku që bahet gati për 10 minuta e që nuk don fort harxh.
PËRBËRËSIT:
3 ve
2 lugë gjelle vaj ullini
50 gr djathË feta (i copëtuar)
Kripë dhe biber (opsionale)
1/2 avokado (e shtypun)
1 grusht rukolla
1 lugë gjelle lang limoni
1/2 domate (e prerë n’rrika)
HAPI 1:
Rrehi vezëtm e pak kripë dhe biber, shto vajin n’tenxhere, pasi t’nxehet shto vezët dhe fërgoji për 6-7 minuta. Largo omletin prej tiganit.
HAPI 2:
Vendose omletin n’pjatë t’rrafshët dhe shto avokadon e shtypun e t’përzier me pak lang limoni. Vendose rukollën, domatet dhe djathin e grirë e mbështjelle omletin sikurse burriton. Servo.
REZULTATI:
Shijoje këtë mëngjes me 1 smoothie me karrotë dhe banane, apo me smoothie-n me dredhëza dhe ananas. E nëse t’pëlqen me nisë mëngjesin sa ma shëndetshëm e me plot vlera ushqyese, por pa u mundu shumë, pos kësaj recete, ne ta rekomandojmë edhe tortillën vegjetariane t’cilën e bon sa hap e mbyll sytë.
Ti poashtu mundesh me nisë mëngjesin me 1 prej 3 rekomandimeve t’tona për mëngjes t’mirë. Kurse për ditët kur don me përgatitë diçka qoftë për me hangër aty për aty, apo me e marrë me vehte për pauzë, mos e le pa e provu sanuiçin tonë italian me pesto dhe mocarellë, ose me sanduiçin me sallatë vezësh. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria