Dinamika n’t’cilën po jetojmë, po ndikon që vazhdimisht me qenë t’u u ngutë me shku n’punë, me ble harxh, me pagu fatura, jo me dal me shoqni e me kry ndonji shërbim. N’fund t’ditës krejt çka po mbesim asht t’lodhun edhe dembel me përgatitë diçka me hangër. Edhe ma e zorshme na duket me përgatitë n’mëngjes diçka, sidomos nëse asht e komplikume.
Përgatite qullin proteinik me tërrshanë dhe banane kurdo që je t’u pritu me gatu diçka t’komplikume n’mëngjes, pa pasë nevojë me hjekë dorë prej vlerave ushqyese, veçanarisht proteinave. Shpejtë, thjeshtë dhe lehtë, këtë pjatë e ke gati n’2 hapa t’thjeshtë.
PËRBËRËSIT:
1 gotë ujë
1 e 1/2 gotë qumësht
1/4 lugë çaji kripë
2 lugë gjelle pluhur proteine vanille / miell dabemash – opsionale
2 lugë gjelle fara chia
1 lugë gjelle sheqer i kafët
1 banane (e prerë n’rriska)
Arra, kanellë dhe mjaltë (Opsionale)
HAPI 1:
N’tenxhere t’vogël shto ujin, qumështin dhe kripën e ziji për 5 minuta n’temperaturë mesatare. Ule temperaturën n’minimum dhe shto pluhunin proteinik, tërrshanën, farat chia dhe sheqerin.
HAPI 2:
Përzije herë pas here masën derisa tërrshana ta ketë përthithë krejt ujin e qumështin; pra diku rreth 5 minuta. Largoje tenxheren prej shporetit, shto pluhunin proteinik dhe rriskat e bananes, perziji ato mirë, vendosi tenxheres kapak dhe leje masën me nejt’ qashtu për 2-3 minuta. Servo me pak arra e mjaltë sipër po deshe.
REZULTATI:
Kjo recetë definitivisht ka me t’pëlqy po e provove. Gati n’dakik e ke edhe rekomandimin tonë për super-mëngjeset e shijshme, e që asht qulli i nxehtë i tërrshanës me boronica, i cili pos i lehtë n’përgatitje e fort i shijshëm, nuk don as harxh shumë. Pra, ky kombinim asht sa ekonomik, aq edhe praktik e simpatik. E nëse je n’disponim me provu receta t’tjera për mëngjes, por që përgatiten me ve, mos e le pa e provu fritatta-n me spinaq dhe tomatina. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria