T’gjithë e dijmë se anipse fort i kojshëm, pica nuk asht edhe bash ushqimi ma i shnetshëm, andaj edhe asht mirë mos me e konsumu shumë e shpesh. Kështu alternativat pak ma t’shnetshme e t’lehta sikurse Pizzadillas = Pizza + Quesadillas, apo patëllxhan picat tashma e kanë dëshmu që ofrojë kënaqësi, pa e kompromitu shijen e mirë.
3 hapa fort t’thjeshtë dhe pak përbërës mjaftojnë me ta hjekë merakun e picës, me t’kënaqë e me t’ngi pa e konsumu brumin e kaloritë e panevojshme t’picës, falë lulelakrës t’cilën e përdorim si bazë për këtë super-recetë
PËRBËRËSIT:
1 lugë gjelle vaj ullini
1 kokë lulelakër (e prerë n’rriska)
1/2 gotë sos domatesh
100 gr kashkavall (i grirë)
Borzilok i freskët (Opsionale)
Kripë dhe biber (Opsionale)
HAPI 1:
Nxeje paraprakisht furrën n’200 C. Laje lulelakrën dhe preje n’rriska t’trasha mesin e lulelaknës. Sho letër për pjekje n’tepsi, lyeji rriskat e lulelakrës me brushë n’2 anët dhe shto sipër kripë e biber sipas dëshirës. Pjeke lulelakrën pë 15 minuta e pastaj rrotulloji rriskat n’anën tjetër e preki për 10 minuta t’tjera.
HAPI 2:
Largo tepsinë, shto sipër lulelakrës sos domatesh sipër.
HAPI 3:
Shto kashkavallin sipër. Vendose tepsinë prap n’furrë për 2 minuta; deri sa t’shkrihet kashkavalli. Largo tepsinë, servo lulelakrën n’pjatë e sipër shtoji borzilok t’freskët.
REZULTATI:
Ti mundesh picës me i shtu edhe perime t’freskëta t’grira sipër. Ullinjtë, specat, qepët apo kërpudhat janb vetëm disa prej rekomandimeve t’tona, por nuk ke nevojë me u kufizu vetëm n’to. Shto bash çka ta don loçka e zemrës e shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria