katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    15 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    16 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    15 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    15 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    16 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    15 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Profesioni që nuk po konsiderohet më vetëm i djemve falë edhe angazhimit vullnetar…
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Profesioni që nuk po konsiderohet më vetëm i djemve falë edhe angazhimit vullnetar…

Last updated: 17/05/2023 1:20 PM
832 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Dikur konsiderohej si profesion i djemve. Sot, çikat e Kosovës po shkëlqejnë në Teknologjinë Informative, apo siç njihet tashmë TIK. Dhe për këtë po gjejnë mbështetje si për shkollim ashtu edhe avancim të karrierës.

“Në rend të parë fuqizimi i gruas, njëjtë si edhe teknologjia janë pjesë e imja, janë pjesë e karakterit tim, e qenies sime dhe unë besoj fuqishëm në të dy këto fusha. Besoj edhe në fuqizim të grave edhe në teknologji prandaj ka qenë shumë e natyrshme që ta themeloj organizatën Women in Tech Kosova, që të bashkoj rreth vetes gra, vajza, burra të cilët besojnë në këtë dhe që në mënyrë vullnetare të kontribuojmë që Kosova të jetë në trend me zhvillimet botërore,” thotë Teuta Sahatqija, ambasadore në Women in Tech Kosova.

Dhe vullnetarët nuk kanë munguar.

Blerim Rexha | Profesor në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike në UP

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

“Këtu janë dy arsye kryesore, e para, para se të jem profesor unë jam prind, jam baba i një vajze dhe dëshiroj që të sillem me vajzat e tjera siç do të dëshiroja që të tjerët të sillen me vajzën time, ” thotë për Katror.info Blerim Rexha, profesor në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“E dyta një “bashkëfajtore” është Teuta Sahatqija e cila me një fjalim në fakultetin tonë ka motivuar shumë vajza. Dhe tani thjesht duhet të mbështes edhe zonjën Teuta në iniciativën e saj dhe të gjitha “Teutat” e tjera, vajzat e tjera që t’i inkurajoj që të marrin pjesë në fushën e TIK-ut që tradicionalisht është mendu që është e djemve, por që  tregu po shihet që ka një kërkesë në rritje dhe vajzat me shumë profesionalizëm po i përgjigjen kësaj kërkese,” thotë ai.

Women in Tech (Rrjeti i Grave në TiK) është ndër komunitetet prijëse në botë me mëse tetë mijë ambasadorë në nivel global, që përfaqësojnë 172 shtete. E në këtë rrjet Kosova përfaqësohet me Women in Tech Kosova, organizatë kjo që ka mbledhur njerëz me bagazh të madh akademik, të cilët dijen e tyre ia transferojnë studenteve të reja në mënyrë vullnetare. Ndërsa të rinjtë po aftësohen me të rejat e fundit të teknologjisë, siç është edhe Inteligjenca Artificiale.

Sahatqija shpjegon se pse është e rëndësishme që në këtë fushë të përfshihen në veçanti vajzat e gratë.  

Teuta Sahatqija | Women In Tech Kosovo

“Inteligjenca Artificiale (IA) në fakt i ka dy shtylla, e ka shtyllën Big Data dhe shtyllën Machine Learning. Në Big Data janë të gjitha shënimet të cilat softueri me IA i mbledh nëpër të gjithë internetin, që është një sasi enorme e shënimeve që shërben për trajnimin dhe mësimin e makinës. Por, në anën tjetër nëse flasim për aspektin gjinor atëherë duhet ta kemi parasysh që kjo Big Data në fakt janë të dhënat në të cilën pjesa më e madhe janë shënime të burrave dhe çka do që makina mëson prej saj është replikim i gjendjes… Prandaj, mendoj që është e rëndësishme që sa më shumë gra dhe vajza të jenë pjesë e rëndësishme në çdo hallkë të zinxhirit në Inteligjencën Artificiale,” thotë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kryefjala e kësaj kohe, Inteligjenca Artificiale, sipas zonjës Sahatqija nuk është më e ardhmja por e tashmja dhe duhet të përgatitemi që ta përdorim në dobi tonën.

“Ndonëse ne nuk e kemi prekur ose nuk e kemi dalluar është prezente edhe gjatë blerjeve, kërkimeve nëpër internet, kërkimeve, bisedave etj. Janë softuerët të cilët janë të speciaizuar që të ndjekin se cili është interesimi yt dhe të orientojnë të gjithë trafikun ashtu që të plotësojë interesat e juaja. Por në anën tjetër me shfaqjen e CHAT GPT është prezent edhe në Kosovë dhe besoj që secili që njëherë e ka përdorur më nuk e paramendon të punojë pa të”, shton ajo.

Në anën tjetër profesori Rexha thotë se mundësia e mirë e punësimit dhe zhvillimit i ka shtyrë shumë vajza që ta marrin këtë drejtim, i cili po shihet se është interesant dhe i dobishëm për rikthim të mirë të investimit. Ai mundohet të jetë zë i fuqishëm përkrahës i vajzave në TIK.

Katrori i Lajmeve te Mira

“Nëse e shikojmë tradicionalisht kanë ardhë djem e shumë më pak vajza. Katër vitet e fundit ky trend ka ndryshuar shumë, në tri vitet e fundit ka pasur më shumë vajza sesa djem që janë regjistruar dhe në vitin aktual pothuajse kemi baraz djem dhe vajza të regjistruar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Mendoj që trendi është puthuajse global një rritje globale e përpjesëmarrjes së vajzave në fushën e kompjuterikës dhe kjo rritje e kërkesës së tregut mendoj që ka kontribuar shumë që ky trend të pasqyrohet edhe në fakultetin tonë edhe në Prishtinë edhe në Kosovë”, thotë Rexha.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Vajzat në STEM tani është një nismë thuajse globale e kthyer edhe në tregun lokal në Kosovë. Një mbështetje këtu e ka dhënë edhe MASHTI që mendoj se është një veprim i mirë, të nxisë numrin e vajzave në STEM. Aktualisht e kanë dyfishuar numrin e bursave për vajzat në STEM. Mendoj që ky trend duhet të vazhdohet sepse tregu i Kosovës ka nevojë ende për fuqi punëtore, qofshin edhe të vajzave edhe të djemve, po shihet që kjo është një kontribut i madh direkt edhe në ekonominë e Kosovës”, thotë ai.

Women in Tech Kosova që udhëhiqet nga Sahatqija është pjesë e një rrjeti botëror, Women in Tech Global Movement, që ka 57 degë nëpër krejt botën dhe secila degë e pavarur është e regjistruar në shtetin përkatës, me legjislacionin e së cilit funksionon.

“Së bashku i ndajmë projektet, programet, i ndajmë mundësitë të cilat gra dhe vajza të ndryshme mund të përfitojnë nga ky rrjet i fuqishëm mbarë botëror. Projektet e shumta janë p.sh projekti i mentorimit në nivel global, është projekti i punësimit të grave dhe vajzave në nivel global, është mundësia e ndjekjes së trajnimeve online për teknologji të cilat nuk janë prezente ose janë shumë pak prezente në vendet ku ne veprojmë ose në Kosovë, pastaj ndjekja e klasëve nëpër universitete në të cilat nuk kemi pasë qasje, por përmes rrjetit global kemi mundësi që të jemi pjesë”, shpjegon Teuta Sahatqija.

Në kuadër të WIT Kosovo, një grup nga Kosova me datë 22 dhe 23 maj do i bashkohet në Paris konferencës “Samiti Global të Grave në TiK” me folës të nivelit të lartë si zëvëndëspresidentja e NASA, përfaqësues të Google e Microsoft. Samiti mbahet nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron. Aty Sahatqija do të flasë për diplomacinë feministe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Agenda Day 1 – 22 May

Falë bashkëpunimit me WIT global me universitetin e Luksemburgut (European Business University in Luxembourg) 28 persona nga Kosova kanë arritur që të regjistrojnë klasë universitare aty me një çmim shumë simbolik prej 22.50 eurove në vend të 740 eurove sa kushton një klasë. Gra dhe burra nga Kosova kanë regjistruar klasë për biznes, teknologji dhe Inteligjencë Artificiale.

E që të bëhesh pjesë e krejt kësaj është krejt e thjeshtë.

“Mjafton vetëm me na kontaktu dhe do të jesh pjesë e asaj databazës, pjesë e rrjetit ku do të jesh e informuar për eventet, për aktivitetet, për mundësitë që ofron Women in Tech Kosova dhe Women in Tech Global Movement”, thotë Sahatqija.

Bardha Ajvazi është po ashtu njëra prej mentoreve që si vullnetare ndihmon në fushën e marketingut dhe komunikimit në Women in Tech Kosovo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Bardha Ajvazi | Mentore në Women In Tech Kosovo

“Fatmirësisht ka pasë shumë përparime prej momentit që kam filluar aty pasi që e kam parë ndryshimin edhe interesimin që është rritur vazhdimisht prej gjinisë femërore, d.m.th. edhe prej grave të cilat janë pak ndoshta më në moshë të cilat kanë shprehur interes të mësojnë më shumë rreth kësaj pjese. Teknologjia është një pjesë që po rritet dhe zhvillohet në baza ditore dhe që të jenë sa më të qasshme dhe përshtatshme në vendet e punës, karrierën që e kanë apo në edukim, ato duhet që të jenë në rrjedha dhe të kenë informata të njëpasnjëshme për teknologji”, thotë Ajvazi.

Ajo thekson se interesimi i rritur i grave i mban të motivuar që të punojnë vullnetarisht në këtë aspekt.

Për të dhënë shembull për gratë që duan të hapin biznes e ka hapur agjencionin e marketingut Brandfluence.

“Mendoj që ka ndryshuar pak koha kur gratë kanë pasur frikë apo nuk kanë pasur mjaftueshëm siguri për të hapur bizneset e tyre dhe të bëjnë diçka për vete”, shton Ajvazi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Investimi te vajzat në STEM nuk është vetëm një çështje drejtësie dhe barazie, por është gjithashtu një investim në të ardhmen kolektive. Gjithashtu është thelbësor për krijimin e një fuqie punëtore të larmishme që mund të nxisë inovacionin dhe përparimin në shekullin e 21-të./Katror.info

Edicionin #8 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bonja Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira 🙂

Përgatiti:

Fjolla Hajrizaj
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Për herë të parë në Kosovë, supervullnetarët e sjellin “Ditën e Solidaritetit” 
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Aktivistët e Bardhit që krijuan park nga asgjëja falë dashurisë për fshatin e natyrën
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Social Media e parë në gjuhën shqipe po zhvillohet në Vushtrri…
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Katror Media po merr pjesë në “Panairin Pranveror të Karrierës” në RIT Kosovo
TAGGED:AIaktivizmi qytetarLajme te miraSTEMTIKtopTophomeVajzat ne TeknologjiWomen in Tech Kosoa

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Kultplus Palmë e Artë Nderi për Michael Douglas
Artikulli i ardhshëm Foto: Dosja Dubai në pritje të realizimit të projektit më të madh për mbrojtjen e oqeanit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

19 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

17 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?