Idetë e ndryshme për ushqim, servim dhe dekorim t’pjatave festive janë element i randësishëm i cilësdo festë. Kujdesi për detaje, servim e dekorim asht hap i randësishëm dhe që e ban diferencën n’raste ma speciale. Pjatat festive nime i japin hijeshi edhe ma shumë secilës tryezë, veçanarisht kur kemi motive t’mëdhaja për me nda gëzimin me ma t’dashtunit tanë. E që nuk don diskutim sa e randësishme asht nji meny e begatume dhe e kurume mirë e dëshmojnë ma s’miri eventet sikurse janë netët e beqarisë, ose ndryshe t’njohuna si “Bachelorette Parties”, ose “Bridal Shower”.
N’qoftë se je ka e organizon nji “Bridal Shower” me tematike “Limoni” qoftë për vehte, apo dikand që e ke afër zemrës dhe je n’kërkim t’recetave e t’pjatave interesante, elegante dhe unike n’shije, atëherë qe ku t’i kemi mbledhë idetë ma t’mira t’mundshme n’nji artikull t’vetëm dhe ta kemi shpjegu se qysh mundesh secilën prej tyre me e realizu – e suksesin po i ndoqe udhëzimet tona e ke t’garantum.
Duhet me ditë që kur gostitë ma shumë mysafir ( ma shumë se 10 persona), nji tryezë ku secili mundet me u vet-shërby me ushqim dhe pije t’ndryshme (byfe e hapun) kish me qenë nji zgjidhje ideale dhe praktike – sepse jo çdokush ka qejf me hangër çka i caktohet. Andaj edhe ne i kemi zgjedhë disa “Finger Food”, ambëlina dhe disa sygjerime pijesh ku secili mysafir mundet me e gjetë vehtën.
1. Tartinë limoni
Nuk do mendje që n’nji aheng ku moto dekoruese asht limoni, me mungu ndonji ambëlsinë a specialitet me limon. E ku ka ma mirë se me e nisë ndejën me nji ambëlsinë freskuese, por edhe t’shijshme dhe sa t’ambël aq edhe acidike sikurse asht tartina prej limonit? S’ka. Andaj, ta rekomandojmë me e gjetë nji recetë e me e gatu, ose me e porositë n’ndonjanën prej ambëltoreve – meqë asht ambëlsinë që gjindet vërdallë.
2. Karkaleca me hudhër dhe limon n’hell
Pjata e karkalecave me hudhër dhe limon asht prej atyne recetave klasike t’frutave t’detit, që mundet me u shoqnu lehtësisht si starter qoftë n’shkoptha skare, qoftë me brusketa e pse jo edhe me ndonji pastë. Megjithatë, për festën e beqarisë ta rekomandojmë me i përgatitë ato n’shkopinjë druri e me i servu me rriska limoni për ekstra shije, por edhe ekstra pamje.
3. Keksa me limon
N’nji bachelorete nuk ka qysh mungojnë ushqimet që anojnë e kombinohen me t’bardhën. Kështu, ambëlsinat e ndryshme t’bardha, me fill limoni, vanille, kokosi – janë t’mirëprituna dhe ideale për nji event t’tillë. Përpos që shkojnë shumë me moton e ndejës, keksat me limon janë nji mënyrë perfekte me e mbushë tryezën me ushqim t’shijshëm, por edhe t’pashëm për sy.
4. Limoncello Spritz
Nji bachelorette party nuk asht i kompletum nëse nuk përmbanë nji variacion pijesh t’ndryshme. E kur flasim për pije, po i mendojmë ngapak edhe koktejet – pije këto që s’ban pa i përgatitë (t’pakën disa). Zgjedh gota ekstravagante e mbushi disa prej tyre me apiritivin e famshëm italian “Limoncello Spritz” i cili i shkon shumë nji ndeje çikash dhe nuk dështon me t’i qejfleisë shoqet. Kështu, çka t’duhet prej përbërësve asht: limoncello, prosecco, ujë mineral, rriska limoni dhe akull,
5. Limonatë nusërie dhe ujë detoksifikues me limona dhe kastraveca
Jo çdokush pin alkool dhe asht ma se e kuptueshme që duhet me ju ba zgjidhje krejt mysafirëve, veçanarisht nëse ke mbledhë numër ma t’madh njerëzish. Mirëpo, kjo nuk do t’thotë që me hjekë dorë prej elegancës dhe shijeve interesante t’cilat mundesh me i ofru. Kështu, limonata me limona dhe mente, por edhe uji detoksifikues me limona dhe katraveca janë mënyra praktike, por edhe shumë origjinale me ofru pije interesante n’ahengun tand, pa u mundu shumë. Mjafton me i shtrydhë disa limona e me i trazu me ujë, sheqer dhe lang limoni e ma ua bashkangjitë pak rriska limoni dhe mente, me i servu n’gota interesante e me i servu me copëza akulli. Poashtu, edhe ujin mundesh me e hijeshu me rriska limoni, gjethe menteje e kastraveca t’prerë holl e me ju ofru zgjidhje edhe atyre që nuk konsumojnë langje.
6. Meze klasike djathërash
Asnji ndejë a festë nuk ka kuptim pa ja bashkangjitë tryezës nji meze t’mirë, e as “Bachelorette-i” nuk asht përjashtim. Përgatite nji meze djathërash dhe frutash arrore për me e kompletu tryezën festive n’mënyrën ma t’mirë t’mundshme. Mundohu me shtu nji laryshi djathërash t’fortë e t’butë sikurse janë: djathi i katunit, djathi feta, mocarella, pekorino, kashkavallët e ndryshëm, djathi franqez “Brie”, djathërat me spec, fruta apo arra brenda etj. Kësisoji ka mundësi zgjedhje për kando. Shto fruta arrore sikurse arrat, bademat, lajthiat e arrat indiane për zbukurim e shije bashk me keksa t’njelbët, mjaltë e shkoptha krokant. Mos harro me ju dhanë forma t’ndryshme djathërave dhe me i rregullu mirë n’pjatë.
7. Meze e përzier limoni
Përveç mezes klasike me djathëra; meze kjo me t’cilën nuk mundesh me ja huqë – ne po ta rekomandojmë me e përgatitë edhe nji meze “limoni”, ose “t’verdhë”, meqë edhe e kompleton dukjen e tryezës, por edhe e begaton menynë me shije t’ndryshme. Kështu, t’rekomandojmë që për nji meze t’tillë me shku me disa opsione t’djathërave sikurse janë: djathi guda, feta, cheddar, parmezan dhe pekorino. Poashtu, prej perimeve t’sygjerojmë me i shtu mezes tomatina t’verdha, speca “paprika” t’verdha t’prera n’fije e pse jo edhe karrota t’verdha nëse gjenë. Gjithashtu, frutat sikurse mollat dhe dardhat me lëvore t’verdhë, ftonjt e pjepnat si dhe anansi e limoni munden me e kompletu mezen dhe me i dhanë hijeshi po u radhitën mirë. E për ekstra shije, mezes bashkangjitja pak rriska buke t’rreshkun ose keksa t’njelbët, pak humus dhe krem-djathë me grimca lëvoreje limoni sipër, apo edhe rikotë t’blume me lang limoni e pak kripë. Besa, nuk asht ide e keqe me ja bashkangjitë mezes edhe disa ve t’ziera n’mënyrë që me e pasunu pjatën dhe secili prej mysafirëve me pas’ çka me hangër.
8. Bukë me hudhër
Ndër ushqimet ma t’njohuna si “finger food” edhe “party food” padiskutimisht asht buka me hudhër e njohun ndryshe edhe si “garlic bread” t’cilën padiskutimisht kurdo e kudo që e servon nuk mundesh me gabu, e aq ma pak n’nji nejë beqarie – ku shumica kanë me dashtë me e hangër t’paktën nji copë t’tillë. Krejt çka t’duhet asht do bukë, pak gjalpë, hudhër e erëza dhe kashkavall.
9. Sallatë kuskusi me kastraveca dhe limon
Tash që veç kemi mrri n’ditë t’nxehta dhe po na duhet ushqim i lehtë për organizëm, padiskutimisht sallatat vazhdojnë me qenë ushqime t’preferume dhe t’nevojshme edhe n’ndeja e ahengje. Megjithatë, sallata s’ka pse me qenë e bajatshme e jo ngopëse. t. E ne jemi siguru që kësaj radhe me ta propozu sallatën e kuskusit me kastraveca dhe limon e cila lehtësisht përgatitet, asht freskues dhe i shkon shumë motos t’party-t. Plus, ma e mira asht që mundesh me e përgatitë 1 ditë ma herët po nuk pate kohë me e përgatitë ditën e festës – mjafton veç me e vendosë sallatën n’frigorifer e me lanë me qëndru e ftohtë.
10. Cupcakes nusërie me kremë-limoni
Nëse ke qejf mos me e maltretu as vehtën e as tjerët për pjata e enë, ataherë mënyra ma mirë e ma praktike për servim t’ambëlsinave asht me porositë ose gatu Cupcakes – meqë hahen ma lehtë, por edhe e kompletojnë pamjen e secilës tryezë. Ne t’rekomandojmë me shku me shije klasike vanille për koren dhe me krem-limoni dhe mos me i ngarku shumë me detaje këto ambëlsina. E për nji pamje sa elegante aq edhe t’kojshme, mos e le pa i shtu cupcake-v copëza limoni dhe gjethe mente.
11. Tortë ekstravagante nusërie me limon dhe vanillë
Nuk asht e thanun me shku çdoherë me opsione t’thjeshta, nëse je prej atyre që ke qejf me qenë ekstra e me e çu n’nivel tjetër ekskluzivitetin e festës t’beqarisë t’tanden apo t’kujtdo t’cilës po ja organizon party-n. Kështu, nëse je t’u preferu me porositë nji tortë ekstravagante, por që nuk del jasht shijeve elegante dhe klasike, atëherë kjo torte 2 katëshe me krem-vanillë, limona dhe lule t’bardha asht idealja, veçanarisht nëse ke ftu ma shumë se 15-20 njerëz. Poashtu, mbasi asht festë beqarie, mundesh tortes me ja shtu edhe nji shtagë dekorative me mbishkrimin “Bride to be” ose diçka t’ngjashme, n’mënyrë që me e ba pak diferencën prej ndejave e ahengjeve t’tjera.
Pavarësisht se çka vendosë me provu e gatu, ne urojmë që n’fund ti e t’tjerët me u nda t’kënaqun. Mos harro që me randësi asht n’fund t’fundit ti me kalu mirë bashk me mysafirët dhe me investu n’mirëpritje, muhabet e atmosferë t’mirë.
Kujdes mos përgatit edhe tepër shumë ushqim e me t’shku dam – andaj, mos ha me sy, por mendo mirë për racionet që i servon. Ti njilloj mundesh me kqyrë edhe çka me përgatit’ kur nji “classic bridal shower” je t’u e gostit’, e pse jo me u inspiru edhe prej rekomandimeve që i kemi vendosë për këto evente. Gëzuar! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria