Festat e fundvitit veçse janë afru e shumë prej nesh kemi fillu me i ba përgatitjet e nevojshme, duke fillu prej bredhit, dritave, qirinjëve e dhuratave për ma t’dashtunit tonë. E radhën për me i kushtu kujdes, e kanë edhe recetat e ndryshme festive (përfshirë këtu edhe sallatën e famshme t’Ukrainës), por edhe dekoret e tryezave. E studimet e fundit thonë poashtu se zbukurimi i ambienteve t’shtëpisë na ban ma t’lumtur – andaj edhe kemi edhe ma shumë arsye për me i kushtu vëmendje dekorit.
Tryezat e shtrume me ushqimet ma t’mira e ma t’shijshme nuk kanë qysh mos me u dukë edhe ma bukur nëse i shoqnojmë edhe me dekore t’shtrojave, pallomave e enëve festive. Pallomat n’formë bredhi janë nji sygjerim dhe metodë shumë e lehtë me e ba nji gja t’tillë, meqë pa shumë mund mundesh me ja shtu elegancën edhe shpirtin festiv secilës tryezë, pa u lodhë e pa harxhu pare.
Video e maposhtme t’tregon se qysh me arritë këtë rezultat interesant përmes nji procedure tepër t’thjeshtë e vetëm nji pallome / salvete.
Përgatiti pallomat n’formë bredhi e dekoroji me nga nji shkop kanelle për me e kriju trungun e bredhit. Vendosi pallomat sipër secilës pjatë dhe shijo pamjen e krijume me pak mund.
E meqë jemi te dekoret dhe pjatat festive, e ke mundësinë me mësu qysh me e përgatitë meze-kurorën e me e hijeshu edhe ma tepër secilën tryezë. Poashtu, mundesh me i pa 4 shembuj t’bredh-mezeve, me u inspiru nga to e me i përgatitë bashk me ushqimet e tjera e pallomat n’formë bredhi. Biles, e ke rastin me i kriju edhe trëndafilat prej suxhuku n’pak hapa e me ja bashkangjitë mezeve e pjatave tjera.
E nëse t’ka kapë sikleti se mos po harron ndonji element t’pritjes, ne t’i kemi përmbledhë krejt pikat t’cilat duhesh me i ditë kur gostitë mysafir.E poashtu t’i kemi listu edhe 4 ide/receta t’përshtatshme kur gostitë mysafir (për neja e kalabllëk). Gëzuar! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
