Nëse veç je prej atyre që mundohen me u ushqy shntshëm, por e kanë t’vështirë me hjekë dorë prej ambëlsinave e deserteve, dije që nuk je vet – e nuk ke nevojë me ba kësi kompromisi t’dhimbshëm aspak. Mjafton me gjetë ambëlsina e deserte që anojnë ka e shnetshmja ma shumë sesa që janë t’damshme, e që n’shumicën e rasteve përmbajnë fruta.
Thjeshtë, mirë, shnetshëm e shijshëm janë fjalët që e përkufizojnë dhe përshkrujnë ma s’miri sosin me krem-djathë t’ambël i cili asht shoqnues perfekt i frutave, sidomos përgjatë sezonës verore. E krejt çka ky sos t’merr janë 3-5 minuta kohë dhe me i ndjekë udhëzimet e maposhtme.
PËRBËRËSIT:
250 gr krem-djathë
100 gr jogurt grek
2 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle ekstrakt vanille
Fruta sipas dëshirës
HAPI 1:
Nnji enë t’thellë shto krem-djathin, ekstraktin e vanillës, mjaltën dhe jogurtin grek.
HAPI 2:
Merr mikserin dhe përzije masën mirë deri sa t’krijhet nji masë e njitrajtshme, pa kokrra krem-djathi dhe që duket kremoze. Servo.
REZULTATI:
Servoje këtë krem-sos me fruta sikurse janë mollat, ananazi, portokalli e mandarinat, rrushi, dredhëzat dhe frutat e tjerë t’malit dhe shijoje këtë super-desert kurdo që ta don shpirti e kaqu me shijen fantastike që ta ofron. E meqë jemi tek frutat dhe ambëlsinat e frutave, mos e le pa i përgatitë edhe koktellin lebanez me fruta, frutat n’shtagë, ose pllakën e jogurtit me fruta mali – receta këto shumë t’shnetshme, simpatike dhe t’lehta, por edhe t’mira me u pa me sy. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria